Parti që grupohen në një sigël dhe lista të firmosura nga kryetarët, kërkesat e aleatëve të PD për Reformën

Hënë, 10 February 2020 16:28

Dhjetë muaj pasi krijuan grupimin e qendrës së djathtë, 5 partitë aleate të PD-së(ajo e republikanëve, LZHK, PDK, PAA dhe PBDNJ) propozojnë një formulë të re për regjistrimin si koalicione në zgjedhje.eaa6496c-f3d6-4a6d-a8f1-3273b5e55dd6

Javën që lamë pas, në një takim me kreun e PD-së, aleatët e vegjël i prezantuan kryedemokratit një draft me 5 nene, që synon të bëjë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor sa i përket regjistrimit të koalicioneve.

Ajo që synojnë kryetarët e partive të vogla është që të mos humbasin votat e tyre, pasi formula e llogaritjes për të siguruar një mandat deputeti e Kodit Zgjedhor aktual, i penalizon ato në qarqet ku ka pak deputetë. Gazeta “Panorama” ka siguruar propozimet e partive të qendrës së djathtë. Ata kërkojnë që brenda koalicionit të ketë një grupim politik. “Në nenin 2, bëhen këto ndryshime: Pika 5 riformulohet si vijon: 5. Koalicion është bashkimi i disa partive politike apo grupimeve politike, për të konkurruar së bashku në zgjedhje, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod”, thuhet në dokumentin që tashmë ndodhet para kreut të PD-së.

Ndërsa në propozimin pasardhës sqarohet se çfarë është termi grupim politik, që duhet të përfshihet për herë të parë në Kodin Zgjedhor. “Në nenin 2, pas pikës 5 shtohet pika 5/1 me këtë përmbajtje: Grupim politik është njësia organizative zgjedhore, që përbëhet nga dy apo më shumë parti politike, të cilat janë regjistruar në të njëjtin koalicion dhe që kanë pikëpamje, ide, platforma, qëllime e interesa të përbashkëta, të organizuar së bashku për të kryer të njëjtën veprimtari politiko-elektorale dhe që e shohin të nevojshme për të realizuar më mirë ushtrimin e ndikimit, për rritjen e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe në organet e qeverisjes vendore”, vijon më tej propozimi i aleatëve.

LISTAT E KANDIDATËVE

Në draftpropozimin e 5 partive të qendrës së djathtë ka edhe një kërkesë tjetër thelbësore. Ata kërkojnë që në Kodin Zgjedhor të bëhet edhe një ndryshim, i cili parashikon që lista e kandidatëve për deputetë i një koalicioni të marrë dakordësinë e të gjitha partive përbërëse në koalicion.

“Neni 67 ndryshohet si vijon: Në pikën 2, pas fjalisë së fundit të paragrafit të parë, shtohet një fjali me këtë përmbajtje: ‘Lista e kandidatëve të partive pjesëmarrëse të koalicionit duhet të firmoset nga të gjithë kryetarët e partive politike, anëtare të koalicionit. Në mungesë të firmosjes së kësaj liste nga një apo më shumë kryetarë të partive të koalicionit, kjo listë refuzohet për regjistrim nga ana e KQZ-së, e cila zbaton ndryshimet në listën përkatëse, në përputhje me përcaktimet në marrëveshjen e deklaratës që është depozituar së bashku me kërkesën e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore'”, shkruhet në dokumentin që i është propozuar z. Basha. Por sa mundësi ka që propozimet e 5 partive të qendrës së djathtë të reflektohen në Kodin e ri Zgjedhor, i cili po punohet nga Këshilli Politik i përbërë me përfaqësues nga maxhoranca dhe opozita e bashkuar.

Burime për gazetën “Panorama” bëjnë me dije se kryedemokrati Basha u ka thënë aleatëve të tij të vegjël se do ta konsultojë draftin me ekspertët e PD-së dhe më pas do të japë një përgjigje pozitive. Por ai ua ka bërë të qartë se nëse propozimi i partive të qendrës së djathtë dëmton PD-në dhe nuk pranohet nga LSI-ja e nga maxhoranca në tryezën e Reformës Zgjedhore, atëherë drafti nuk do të integrohet në Kodin e ri Zgjedhor.

Ky propozim, sipas grupimit të qendrës së djathtë, ka vlerë për t’u përfshirë në ndryshimet që po i bëhen Kodit Elektoral, në kuadër të Reformës Zgjedhore që pritet të përfundojë brenda 15 marsit. Aktualisht, në Kodin Elektoral në nenin 163, ndarja e mandateve brenda koalicionit parashikon që numri i votave që mbeten i shkojnë partisë së dytë në koalicion.

PROPOZIMET E QENDRËS SË DJATHTË

Neni 1

Në nenin 2, bëhen këto ndryshime:

Pika 5 riformulohet si vijon “5. Koalicion është bashkimi i disa partive politike apo ‘grupimeve politike’, për të konkurruar së bashku në zgjedhje, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod”.

– Pas pikës 5 shtohet pika 5/1 me këtë përmbajtje: 5/1. “Grupim politik është njësia organizative zgjedhore që përbëhet nga dy apo më shumë parti politike, të cilat janë regjistruar në të njëjtin koalicion dhe që kanë pikëpamje, ide, platforma, qëllime e interesa të përbashkëta, të organizuar së bashku për të kryer të njëjtën veprimtari politiko-elektorale dhe që e shohin të nevojshme për të realizuar më mirë ushtrimin e ndikimit, për rritjen e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe në organet e qeverisjes vendore”.

– Në pikën 20, pas fjalës “koalicionet”, shtohet një fjalë me këtë formulim, “grupimet politike”.

• Neni 4

Neni 67 ndryshohet si vijon:

– Në pikën 2, pas fjalisë së fundit të paragrafit të parë, shtohet një fjali me këtë përmbajtje: “Lista e kandidatëve të partive pjesëmarrëse të koalicionit duhet të firmoset nga të gjithë kryetarët e partive politike, anëtare të koalicionit. Në mungesë të firmosjes së kësaj liste nga një apo më shumë kryetarë të partive të koalicionit, kjo listë refuzohet për regjistrim nga ana e KQZ-së, e cila zbaton ndryshimet në listën përkatëse, në përputhje me përcaktimet në marrëveshjen e deklaratës që është depozituar së bashku me kërkesën e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

– Pika 5 riformulohet si vijon: “Emrat në listën e partisë paraqiten të renditur sipas rendit shifror, duke filluar nga numri 1. Numri i kandidatëve në listën shumëemërore të një partie, të regjistruar si subjekte më vete, apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni, nuk duhet të jetë më i vogël se numri i mandateve për Kuvendin apo ato të Këshillit Vendor përkatës, si dhe nuk mund të jetë më i madh se 10% më shumë nga numri i mandateve që do të zgjidhen për Kuvendin apo numrit të mandateve për Këshillin Vendor përkatës. Për një parti pjesëtare të koalicionit, numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël sesa gjysma dhe as më i madh se 10% më shumë se numri i përgjithshëm i mandateve për Kuvend, apo Këshillin Vendor përkatës, në rastin e zgjedhjeve lokale.

– Pas pikës 7 shtohet pika 8, me këtë përmbajtje: “Në rast të vdekjes apo dorëheqjes së kandidatit, jo më vonë se dhjetë ditë para datës së zgjedhjeve, një subjekt zgjedhor mund të zëvendësojë kandidatin brenda një date të caktuar nga KQZ”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...