Presidenti Trump propozon uljen e ndihmës për vendet e tjera

Tuesday, 11 February 2020 09:22

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar një ulje prej 21 përqind të ndihmës që Shtetet e Bashkuara u japin vendeve të tjera.

Kërkesa në buxhet për programe të tilla është 44.1 miliardë dollarë, nga 55.7 miliardë që ishte miratuar për vitin e tanishëm fiskal.

Disa ligjvënës dhe analistë të tjerë parashikojnë se plani i Presidentit Trump për të ulur me një të pestën ndihmën për jashtë nuk do të mund të miratohet dot në Kongres, veçanërisht në këtë vit zgjedhor.

“… Shtëpia e Bardhë duhet të kursejë ca letër në vend që të na dërgojë një buxhet që është i destinuar për t’u hedhur poshtë menjëherë,” tha në një koment në Twitter Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve Eliot Engel.

Disa zyrtarë të administratës e quajnë të gabuar uljen e buxhetit për ndihmën e huaj.

“Ne thjesht nuk jemi dakord,” tha drejtori në detyrë i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought, në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të hënën. “Presidenti nuk pajtohet me idenë se ne duhet të vazhdojmë të kemi nivele të tilla të fuqishme fondesh në kategorinë e ndihmës së huaj,” tha ai.

Zoti Vought vuri në dukje se sipas planit të presidentit, i cili arrin në 4.8 trilion dollarë për të gjithë qeverinë federale, do të ketë megjithatë rreth 40 miliardë dollarë ndihmë të huaj.

“Është një sasi e konsiderueshme,” tha zoti Vought. “Ne do të jemi akoma në një nivel shumë të lartë në krahasim me pjesën tjetër të botës, për sa i përket asaj që ofrojmë.”

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët e opozitës, edhe vitin e kaluar e kundërshtoi propozimin e Presidentit Trump për të ulur ndihmën e huaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...