VIDEO/ Me këmbë e me duar! Gazetari tregon skemën se si gati na vranë Edi Ramën

Tuesday, 11 February 2020 19:30

Gazetari i Top-Channel, Muhamet Veliu, shpjegoi dje live në emisionin “Open” të Eni Vasilit, të gjithë skemën, se si Edi Ramës i’u rrezikua jeta nga një njeri me pistoletë.

Në fillim, gazetari tregoi vendin ku u ndal  makina Mercedes Benz e blinduar, nga e cila zbriti Edi Rama dhe hyri në selinë e Partisë Socialiste. Në krah të Metit që shpjegonte ishte Banka dhe mbrapa tij, dy gurë të mëdhenj, të vendosur herët nga Erion Veliaj, për zbukurimin e sheshit Skënderbej.

 

Pasi shpjegoi se Rama hyri në seli, Meti u zhvendos 2.5 metra, ndaloi dhe tha:

 
 

– Pikërisht këtu ka qenë i pozicionuar një oficer i gardës, i cili ka patur fushëpamje të qartë në drejtim të trotuarit përballë.

 

Gjatë shpjegimit, gazetari Meti në çdo tre fjalë, përdorte fjalën e rëndësishme “pikërisht”.

Dhe pikërisht, në pikërishtin e shtatë, Meti tha frazën shumë të rëndësishme:

– Pikërisht këtu ku po kalon tani kjo zonja, ishte një qytetar me kapele Louis Vuitton.

Dhe pikërisht këtu Meti, për shkak të dramacitetit të ngjarjes, harroi një detaj shumë të rëndësishëm për kapelen. Ai nuk e kishte pyetur burimin, nëse kapelja Louis Vuitton, ishte origjinale apo fallco?

Më tej, Meti shpjegoi se njeriu në trajtë agresori, po sipas burimit konfidencial, kishte xhup blu dhe çantë shpine me ngjyrë të paidentifikuar. Ndoshta burimi i Metit, ka qenë daltonik dhe nuk e ka dalluar dot ngjyrën e çantës.

Pikërisht pas këtij idenfitikimi, vjen i rrufeshëm veprimi policoro-gardor dhe Meti shpjegon për shikuesit, se policia i ka bërë të dyshuarit, pyetjen më inteligjente të mundshme “A je ti një polic, si ne?” .
Sapo i dyshuari tha “Jo, nuk jam një polic si ju”, erdhi neutralizimi i menjëhershëm i tij.

Gjatë këtyre shpjegimeve, gazetar Meti, bëri një rrotullim dramatik, plot 360 gradë dhe u ndal pikërisht në vendin ku makina e blinduar Lincoln, pasi ngarkoi Edi Ramën, fiks në orën 09:30, u largua me shpejtësi.

Këtu, gazetar Meti, bëri edhe një zbulim tjetër ekskluziv për emisionin “Open”, duke deklaruar se Edi Rama, pas ngjarjes tronditëse, u larguar i qeshur drejt Malit të Zi, pikërisht në drejtim të veriut, nga ka origjinën dhe supozohet të ketë ardhur i dyshuari.

Në fund, gazetari Meti shpjegoi se si para shumë vjetësh, kishin dashur të vrisnin Sali Berishën, me një bombë që nuk plasi.

Në fund fare fare, gazetarja zonja Eni, e pyeti Metin për mendimin e tij personal për këtë ngjarje.

– Alarmante, – tha Meti dhe e uli mikrofonin.

Shpjegimi dramatik i Metit, në mes dhe përreth vendngjarjes, ku për pak sa nuk ndodhi hataja, la të shokuar të ftuarit e emisionit “Open”. /TPZ

Modifikuar më Tuesday, 11 February 2020 19:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...