Gjata për Syri Tv: "Rama po vend në krye të drejtësisë besnikët e tij"

E mërkurë, 12 February 2020 16:28

I ftuar në Syri Tv, Sekretari për Çështje Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, foli ndër të tjera edhe për kapjen që Edi Rama po i bën organeve të reja të drejtësisë nëpërmjet manovrave të tij.

Duke u ndaluar te lirimi i personave të dënuar me dënime të rënda, thotë se ka gjithçka ka nisur pas vitit 2014.   

‘Rama nuk po lufton për drejtësinë e pavarur.

 Kur ka filluar lirimi i të dënuarve. Ka filluar pas vitit 2014. Sepse në vitin 2005 qeveria e kohës arrestoi 65 banda si edhe pati 1 mijë të arrestuar.

Ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2017 vendi u mbush me drogë, U lirua Lul Berisha me garanci të Dakos. U lirua ky Dokle nga Kruja. Iu hoqën Dritan Dajtit katër burgime të përjetshme. Po si ndodhi kjo? Se ia veshin fajin gjyqtares. Fillimisht të burgosurit u transferuan në burgje të zakonshme jo në të sigurisë së lartë. Po kush i transferoi?

Janë transhferuar nga Drejtoria e Burgjeve që është në varësi dhe merr urdhëra nga vetë ministrja e Drejtësië. Është shërbimi i provës që varet po nga ministrja e Drejtësisë. Është kryetari socialist i Bashkisë që përgatit dosjet për këta të dënuar. Pa u bërë të gjitha këto gjyqtarja nuk e merr përsipër lirimin e tyre. Pa bërë qeveria këto gjëra dosje nuk shkojnë në gjykata. E dini ju që nga një të burgosurit në vitin 2005, tashmë të liruar, është arrestuara brenda burgut për trafik të lëndëvë narkotike. Ndërkohë që drejtori i burgut i bën sot karakteristike për sjellje të mirë. Edi Rama i di të gjitha këto. Tani u kujtua ai për drejtësinë e pavaruar. Ka 43 muaj që nuk ke Gjykatë Kushtetuese. Nuk ke Gjykatë të Lartë. Ke të kapuara që  drejtuesin e ILP-së që është vëllai i deputetes. Edi Rama po vendos në krye të drejtësisë besnikët e tij.’

Gjata foli gjithashtu edhe për ndryshimin e nenit ku gjyqtarja e Kushtetutës nuk është e nevojshme të betohet para Presidentit, sipas maxhorancës.

‘Në kushtetutë neni 129 thotë që gjyqtari betohet vetëm para Presidentit. Po për ata që betohen para Parlamentit pse mos të kenë një dispozitë të veçantë. Kjo sjell spostimin e Presidentit dhe dërgimin nëpërmjet këtyre manovrave atë që do kryeministri, të kapë Gjykaën Kushtetuese.  Thellon ndajrjen politik, rrit mosbesimin. Gjykata Kushtetetuese ka filluar me një mosebsim të jashtëzakonshëm te qytetarët.’

Gjata foli edhe për paketën Anti-KÇK.

‘Anti-KÇK, po ne kemi ligje shumë parandaluese. Kemi ligjin antimafia, që ky ligj i dublon. Çfarë ndodh. Policia është në ndihmë të organeve të drejtësië por jo të urdhërojë organet e drejtësisë.

Këta po vendosin SPAK-un në varësine e Ministrisë së Brendshme. Këtu e futën SPAK në urdhër politik. SPAK duhet ta arrestojë Ministrin e Brendshëm, kurse Spaku shkon ti japë llogari ministri.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...