Çfarë ndodhi në takimin e acaruar `kokë më kokë` në Tiranë dhe paralajmërimi për buzëqeshjet që shkëmben me Vuçiç!

E Enjte, 13 February 2020 13:50

Duket se të vërtetat që ia ka thënë në sy në takimin kokë më kokë në pallatin e Brigadave, dhe që e bënë kryeministrin Edi Rama të mos e fsheh nervozitetin edhe përpara kamerave, Albin Kurti po i artikulon edhe publikisht. Dhe bëhet fjalë pikërisht për të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”, projekt i ngjizur në Beograd për të çuar ujë edhe në mullirin e Rusisë, por që “çuditërisht” po mbrohet në mënyrë fanatike nga Edi Rama.

`Syri.Net` ka mësuar nga stafet e dy kryeministrave shqiptarë, se deklaratat e forta kundër “Mini-Shengenit ballkanik”, që Albin Kurti dha mbrëmë gjatë një interviste për KTV, i ka artikuluar po aq qartë edhe në takimin me dyer të mbyllura, që zhvilloi me homologun Rama gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Mësohet se debati ka qenë i ashpër, pasi Kurti ia ka thënë në sy dhe pa ekuivoke, se ai vetë, por edhe i gjithë lidershipi politik në Kosovë të konsultuar me miq ndërkombëtarë janë të bindur se, “Mini-Shengeni Ballkanik” u shërben ekskluzivisht interesave të Serbisë dhe Rusisë.

Përpjekjet e Ramës për ta bindur Kurtin për të kundërtën, nuk kanë pasur sukses, edhe pse takimi është zgjatur shumë më shumë se sa ishte parashikuar në axhendën e vizitës zyrtare.

 

Gjithashtu kryeministri i ri i Kosovës e ka paralajmëruar ish- mikun e tij, Edi Rama, se pas buzëqeshjeve që shkëmben me Vuçiç fshihen rreziqe të mëdha për kombin shqiptar.

“Në formimin tim politik historia është e rëndësishme. Para më shumë se sa një shekulli Rusia cariste ka krijuar aleanca për të shkatërruar dy perandori dhe ia ka dalë. Pas një shekulli, ne duhet të krijojmë një aleancë. Shqiptarët janë në epiqendër, në njërën anë kanë kroatët, e bullgarët, por edhe Sarajevën e Podgoricën. Nëse e vëreni hartën e tendencave sidomos në hartën e Ballkanit, kemi për një partneritet të tillë, por që nuk mund të fillojë me Serbinë. Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit, ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente”, ka deklaruar Kurti për televizonin kosovar.

Sot mësohet se pak a shumë, këto fjalë kanë qenë edhe thelbi i debatit me Edi Ramën.

© SYRI.net

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...