"Po të dëgjoj"/Basha mesazh të rinjve nga Kukësi: Emigrimi nuk është zgjidhje, por oferta e vetme e qeverisë për ta

E Enjte, 13 February 2020 17:27

#PotëDëgjoj/Basha mesazh të rinjve nga Kukësi: Emigrimi nuk është zgjidhje, por oferta e vetme e qeverisë për ta. Koha për tu dhënë mundësi punësimi dhe jetese

Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj

Modifikuar më E Enjte, 13 February 2020 18:56
Login to post comments