Lulzim Basha, qartësisht lider konservator !

E Enjte, 13 February 2020 17:47

Nga Albert Avduli

 

“Traun do e heqim, doganën do e heqim. Tani i kemi kërkuar Ramës që të hapë rrugën për zgjedhje, do lesh shqiptarët dhe kuksianët që të shkojnë në zgjedhje. Po nuk e hape me të mirë, rruga tjetër është me forcë, me përballje” - Lulzim Basha Kaq mjafton. . . Mesazhi, që prisnin shqiptarët. Të jep shpresë, të ngre në këmbë gjithë fuqi. Me këtë kastë qeverisëse duhet folur haptazi dhe qartësisht. Diplomacia ka rënë. Ajo nuk funksionon te klikat. S'ka kode etike as të nënkuptuara. Ka veprime jetike. Fjala e Bashës, sot në Kukës, nuk është tjetër veç ultimatum dorëzimi ndaj qeverisë. Nuk do zgjatem, por po sjell shkurt fjalën e Ronald Regan, më 12 qershor 1987. Berlin, ditë e ngrohtë dhe ditë, që përçonte një energji të çuditëshme. Presidenti Regan para mikrofonave. Mos harroni, ishin mikrofonat e botës mbarë. Përballë tij, muri famëkeq ì Berlinit. Fjala " Z. Sekretar ì Përgjithshëm Gorbaçov ! Nëse doni integrim, shëmbeni këtë mur. Z. Gorbaçov, hapeni këtë portë !" Fjalim që bëri epokë. Sot, Basha, dëshmoj se është Lideri. Fjala sot, toni, qartësia dhe mesazhi ishte : Shqipëria do të bëhet ! Shqiptar mos u largoni ! Udhëheqës tipik konservator. Shëmbi ato mure dhe ata trarë Z. Basha. Masa që ju ndjek është më e madhe nga sa shumëkush e mendon.

Modifikuar më E Enjte, 13 February 2020 18:15
Login to post comments