Rama emëron aktorin e njohur në krye të Teatrit të Kukullave

Premte, 14 February 2020 11:46

Vetëm pak kohë më parë bëri publik vendimin për të mbyllur emisionin satirik që drejtonte prej vitesh. Por komediani i njohur Agim Bajko nuk ka qëndruar gjatë pa punë.

Sot qeveria e drejtuar nga Edi Rama e ka emëruar si drejtor të Teatrit të Kukullave. 

Vendimi i qeverisë:

Vendim për emërimin në detyrë të drejtorit te Qendrës Kombëtare te Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, ‘Për artin dhe kulturën’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.

Modifikuar më Premte, 14 February 2020 11:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...