“Të shtypësh vëllezërit është tradhti kombëtare”- Nertian Ceka nuk ndal mallkimet: Iu thaftë dora atyre që …

Premte, 14 February 2020 12:37

Historiani Neritan Ceka është i njohur për mallkimet që bën nëpër studiot televizive dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Pikërisht këtë gjë ka bërë, ndërsa ishte i ftuar në studion e “360 gradë” në RTV Ora ku po diskutohej rreth marrëdhënies së kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti.

Ceka tha që ju thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës në Shqipëri.

Ndërsa shtoi se shtypja e vëllezërve vetëm se shprehen politikisht është tradhti kombëtare.

“Ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre se shprehen politikisht, kjo është, ta them tradhti kombëtare por besoj është brenda këtij kuadri.

Mund tu them që t’i thahet dora atyre? E thashë. U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës,”- mallkoi historiani.

Sipas gazetës kosovare Insajderi, kryeministri Edi Rama e mori gazin lotsjellës të përdorur ndaj opozitës gjatë protestave nga Policia e Kosovës.

Kjo u bë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ardi Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...