Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, ka reaguar pas akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla se me 35 mijë lekë po merr 1/3 e kompleksi ndërtimi me vlerë 20 milion euro.
Malltezi në një postim në Facebook ka ftuar SPAK që ta hetojë investimin e parave private në tokën private. Ndërkohë që nuk ka lënë pa thumbuar dhe Ballën në statusin e tij.
“Ftoj SPAK te hetoje investimin e parave private ne toke private se me hetimin e 15 milion euro para publike për tualetin aha…”, shkruan Malltezi.
Ndërkohë që më tej shkruan: “Modeli i tualetit nuk eshte te investosh para private ne pronen tende, por te perlash tendera dhe te ndash fitimet dhe udhetime charter me trafikante droge, ndaj i duken demode te tjerat”.