‘PD ka nevojë për hapje dhe konkurrencë’, Gjekmarkaj: Qeveria teknike zgjidhje e mirë për të gjitha palët, pse është koha për zgjedhje të parakohshme

Premte, 14 February 2020 17:38

Analsiti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka folur për propozimet e PD për krimin zgjedhor duke thënë se qeveria teknike 100 ditë para zgjedhjeve është zgjidhje për të gjitha palët.


Ai ka shtuar se një proces tjetër zgjedhor me Ramën do e fuste politikën shqiptare në një krizë edhe më të rëndë si dhe mbështeti edhe bashkëpropozimin tjetër të PD për ndryshimin e drejtuesit të përgjithshëm të Policisë.

Gjekmarkaj thotë se është koha për zgjedhje të parakohshme pasi mungon klima e besimit në politikë. Mazhoranca ka gjithë insitutucionet thotë ai, dhe opozita ka sakrifikuar shumë si mandatet apo dhe hyrjen në zgjedhje pikërisht për zgjedhjet e parakohshme dhe garantimin e votës së lirë.

”Kemi patur raste edhe herë tjetër për të folur. Çdo përmirësim i Kodit Zgjedhor është e mirëpritur. Përtej masave teknike për të garantuar votën do të ndaja veç propozimin për një qeveri teknike praktikisht në mënyrë të institucionalizuar tre muaj para zgjedhjeve dhe ndryshimi i drejtorit të Policisë. Do të ishte një zgjidhje e mirë nga të gjitha palët duke parë edhe historikun e kontestimeve, një kalvar i pafund kontestimesh dhe sulmesh reciproke duke humbur besimin.
Ne nuk kemi klimë besimi. është e domosdoshme të kemi një qeveri të tillë. Të ketë konsensusin e palëve për t’u kujdesur për procesin zgjedhor. Nuk do të na sjellë lumturinë zgjedhore por do të jetë shumë më mirë se një qeveri me Ramën kaq shumë i kontestuar nga opozita. Një proces tjetër me në krye Ramën do të na futë në një krizë tjetër bashkë me këtë Polici në shërbim të pushtetit më shumë se në shërbim të shtetit. Do të na duhet një Polici e re më shumë e ndar ënga politika.
Mbetet për t’u parë nëse këto janë hedhur si një pjesë e retorikës së opozitës apo nëse ka një marrëveshje apo një negocim, që të hidhen nga opozita dhe të pranohen nga pala tjetër për të rikthyer besueshmërinë. Ai rendit edhe arsyet pse duhen zgjedhje të parakohshme ku thotë se sistemi politik në Shqipëri është i gjymtuar, insitutcionet janë të njëanshme si dhe mazhoranca duke përfituar nga opozita e vërtetë, dhe e ndihmuar nga opozita parlamentare kalon çdo ligj në interes të saj në Kuvend.

Duket hermetike sepse nga njëra anë shohim përfaqësues të mazhorancës, që menjëherë dalin dhe thonë që zgjedhjet e ardhshme janë me Edi Ramën, janë në 2021 dhe ka ende tërheqje litari.
Por kushtet e bundestagut dhe roli i ambasadorëve them se do të ndërhyjnë për të dhënë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Zgjedhjet e parakohshme
Opozita ka dëshirë për zgjedhje të parakohshme. Ka bërë sakrifica të mëdha edhe pse ende nuk ja ka dalë. Dogji mandatet dhe nuk mori pjesë në zgjedhje. Në emër të sakrificave kanë të drejtë. Po të kemi parasysh motivimet që i kanë bërë këtyre kauzave është mëse legjitime të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Koha ka ardhur tek zgjedhjet e ardhshme. Sistemi është gjymtuar. Institucionet janë të njëanshme. Mazhoranca përfiton nga mungesa e opozitës dhe me ndihmën e opozitës parlamentare gjithçka është bërë dekadencë dhe e shëmtuar. Mazhoranca i ka gjithë institucionet. E fundit është ligji për emërimet e gjyqtarëve në Kushtetuese që ka për qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E zhvesh Presidentin nga roli kushtetues për betimin e anëtarëve. Për këto arsye kërkesa për zgjedhje të parakohshme është e drejtë dhe e motivuar.

Mendoj që diçka po lëviz tek opozita. Lideri i opozitës nuk është shfaqur në mediat kryesore të vendit. Duket që ai ka dalë nga zyra. Po shkon aty ku ka plagë sociale. Po rekuperon një raport social të drejtpërdrejtë. Po punon për imazhin e tij personal. Vëmendjen e ka marrë Reforma Zgjedhore. Nuk po flitet shumë për temat e tjera programore. Pika e kthesës do të vijë kur opozita t’i prodhojë lajmet dhe jo mazhoranca. Tani jemi në pikën kur aparati propogandues i mazhorancës prodhon lajme.
Kur opozita të tërheqë pas mazhorancën me lajmet, propozimet dhe lëvizjet e saj atëhere atëhere do të jetë pikë kthese.

 

Partia Demokratike ka nevojë për një hapje thelbësore, konkurrencë të brendshme për deputetët, kryetarët e partive, të ketë mundësi që kushdo që është në atë parti intelektualë të hyjnë në këtë parti, nëpërmjet CV-së dhe ofertave që i bëjnë publikut të zenë vendit në këtë parti.
Duhen programe konkrete që njerëzit t’i shohin t’i prekin dhe t’i votojnë. Copëzimi i elektoratit të djathtë duhet një aleancë sa më shumë gjithpërfshirëse që mbartin vota të djathta ose joshin pjesë të tjera të elektoratit. Lidershipi i PD e ka thelbësore hapjen dhe bashkimin.

”Rama nuk rrëzohet me votë, por me revolucion”
Berisha prej disa kohësh i qëndron fort tezës se duke pasur parasysh edhe dosjes që janë publikuar, dosja e Shijakut dhe Dibrës, duket që vota ka një prurje në PS dhe duket se Rama nuk do e lëshojë votën dhe do të ndikojë më shumë se vullneti i popullit.
Berisha nuk është më përfaqësuesi zyrtar i opozitës. Shumë e vështirë që qeveria të rrëzohet me revolucion. Me një aksion paqësor mund të detyrohet qeveria që të dorëhiqet. Opozita nuk i mbajti pranverën e kaluar njerëzit për t’i ushtruar presion qeverisë. Mund t’ia dilte me disa sforco më shumë por pati edhe ndërhyrje nga ndërkombëtarët.

MARRËDHËNIET SHQIPËRI- KOSOVË
Jemi kthyer në pikën kur quanim kinezët vëllezër dhe shokë kosovarët. është një turp pasi kurrë më parë një qeveri e tillë nuk ka pasur një raport me Kosovën.
Sot Rama është në gjyq me Haradinajn, kurse me Kurtin dukej qartë atmosfera e rëndë por edhe mungesa e kortezisë për të pritur mikun në shtëpi apo një vëlla. Batutat e kryeministrit fyese dhe nuk e nderon raportin Kosovë- Shqipëri. Shpeshherë këto raporte janë të rreme por edhe të ngrira tashmë. Kemi një retorikë hipokrite prej kësaj qeverie. Nëse në komunizëm raportet ishin të tilla prej Enver Hoxhës dhe Tito-s. Por madje edhe atëhere kishte marrëveshje mes universitetesh kurse sot jo.
Nuk është protagonist Tirana për miqësinë e Ramës me Vuçiç. Ai ndihet më afër me të sesa me Haradinajn që ka luftuar për pavarësinë e Kosovës. Ky është një skandal.
Për taksën apo minishengenin nuk më duket se vendet e BE nuk janë shprehur qartë. Historia e Kosovës dihet dhe ishte e detyruar ta vendoste taksën. Mosnjohjet apo bllokimet në Bruksel e detyruan Haradinajn ta vendosë. Por edhe nëse Kurtit do i kërkojnë të heqë tarifën patjetër që do të ketë një kundërofertë.”- tha Gjekmarkaj.

Login to post comments