Ja si është organizuar Konferenca e Donatorëve

Saturday, 15 February 2020 09:27

Bashkimi Europian do të organizojë një konferencë donatorësh ndërkombëtarë më 17 shkurt në Bruksel, për të mbështetur përpjekjet për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit që goditi vendin në fund të nëntori 2019. BE, vendet e saj anëtare, partnerët e Ballkanit perëndimor dhe përfaqësues nga disa shtete po aq sa dhe organizata ndërkombëtare dhe institucione ndërkombëtare financimi, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Bankën Botërore, janë pjesëmarrëse.

Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” do të fillojë në orën 14:30. Presidentja e Komisionit Europian, znj. Ursula von del Leyen do të kryesojë konferencën në prani të Kryeministrit Edi Rama. Në fund pritet një konferencë për shtyp.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, njofton BE, me magnitudë 6.3 goditi Shqipërinë duke shkatërruar infrastrukturën publike dhe private, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe detyruar 14 mijë njerëz të zhvendosen përkohësisht. Mijëra ndërtesa janë dëmtuar seriozisht përfshirë shkolla dhe objekte të kujdesit shëndetësor.

"Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së u aktivizua me kërkesë të qeverisë shqiptare pas tërmetit dhe si rezultat, ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në Shqipëri. U dhanë ndihma në natyrë dhe inxhinierë strukturash u mobilizuan përmes këtij mekanizmi krahas mbështetjes nga shtetet anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë nga rajoni.

 

Ekipi i Mbrojtjes Civile të BE ishte në Shqipëri deri në 20 dhjetor dhe koordinoi reagimin ndërkombëtar. Komisioni akordoi një ndihmë fillestare prej 15 milionë eurosh për rindërtimin e ndërtesave publike paraprakisht që në takimin e parë në dhjetor. BE, OKB dh, Banka Botërore dhe qeveria e Shqipërisë bënë një vlerësim të nevojave si mjetin kryesor udhëzues për konferencën e donatorëve që do të shërbejë si bazë në përpjekjet për rindërtimin dhe rehabilitimin e vendit," përfundon njoftimi i Misionit të BE.

Modifikuar më Saturday, 15 February 2020 09:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...