Ish-deputetja Tabaku: Ligji i shpronësimeve, atentat ndaj pronës private!

Saturday, 15 February 2020 11:57

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson ligjin e shpronësimeve si një atentat ndaj pronës private

Sipas ish-deputetes, “ky ligj krijoi një tjetër superstrukturë nën drejtimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, që do të meret me shpronësimet dhe vlerën e tyre”.

Mesazhi i Tabakut:

Ligji i Shpronësimeve – atentati i rradhës ndaj pronës private!

Në vitin 2014 qeveria Rama udhëhoqi sulmin ndaj pronave dhe duke i përjashtuar ato nga kompensimi fizik, një vit më pas pronarët që prona u qe sekuestruar nga regjimi komunist u ndëshkuan që të kompensohen me vlerën e tokës të vitit 1945 dhe duke i përjashtuar nga kompensimi fizik. Më pas për t’i dhënë një tjetër goditje përfundimtare pronës private të individit Rama ideoi dhe jetësoi Ligjin për Investimet Strategjike e më pas Korporatën e Investimeve.

Ligje e VKM të tjera pa fund janë hartuar në këto vite të gjitha ndesh me të drejtën kushtetuese të pronës. I fundit në rradhë është Ligji “Për Shpronësimet” që krijon një tjetër superstrukturë nën drejtimin e qeverisë, pra kryeministrit, që do të meret me shpronësimet dhe vlerën e tyre. Qëllimi i ligjit nuk është të vlerësojë pronën private apo atë publike. Ligji synon të lehtësojë procedurat ligjore për të gllabëruar pronën private dhe publike pushteti oligarkik që qeveris vendin.

Në mungesë të një gjykate kushtetuese dhe me çdo pushtet në dorë, kryeministri është angazhuar që të zhdukë pronën si koncept. Ai po bën çdo përpjekje për të trajtuar çdo pëllëmbë tokë, publike ose private, si një mundësi për të pasur më shumë pasuri për veten apo për t’ia shpërndarë në këmbim të diçkaje tjetër oligarkëve. Beteja për të rikthyer pronën është betejë për dinjitetin e çdo familje shqiptari. Askush nuk meriton të trajtohet si rob i një oligarkie diktatoriale, aq më tepër kur 30 vjet më parë ne shpëtuam nga një e tillë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...