Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përkushtuar sot problemeve të rinisë. Fushatën e tij “Po të dëgjoj”, që përcillet përmes rrjeteve sociale, Basha e ka zhvendosur sot në Instagram ku pasqyron takimin që ka pasur me të rinjtë e “Start Up” në Albanian Business Partners.
“Gjatë një vizite në Startup-in Albanian Business Partners për të dëgjuar rreth potencialit të sektorit, - tregon Basha. - Drejtuesi i kësaj qendre vuri theksin te nevojat për politika të reja mbi taksat dhe arsimimin. Bisedova me programuesit e ardhshëm duke i siguruar se me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja e tyre është këtu, në vendin e tyre, si garanci për mirëqenien e tyre dhe ekonominë shqiptare.
Bashkëbisedimi në video:
Basha: Përshëndetje, si kaluat? Si jeni? Si i keni hallet?
Drejtuesi: Mirë se erdhe! Këtu kemi ekipin e zhvillimit. Jemi duke u marrë me disa projekte smart. Teknologjia është e ardhmja dhe Shqipëria ka treguar se të gjitha djemtë dhe vajzat e reja, që kanë shumë passion për teknologjinë, mund të ecin shumë përpara në një kohë shumë të shkurtër.
Basha: Se edhe qeveria ka detyrat e veta, apo jo?!
Drejtuesi: E vërtetë, e vërtetë. Qeveria mund ta lehtësojë jashtë mase. Tatohemi dy herë. Nëse do të ishin më të ulëta, padyshim që ato para do të shkonin për trajnime dhe investime në kapitale njerëzore. Këtu kemi disa mendje të ndritura. Unë ngela shumë i impresionuar në fakt kur i mora në intervistë. Padyshim disa prej tyre kanë ide shumë interesante për Start-Up. Kështu që ne këtu mundohemi të diskutojmë edhe për çështjene Start-Up, se si ngrihet.
Basha: Këta janë zhvilluesit, këta janë “designer”?!
Drejtuesi: Një “mix”, një “mix team”!
Basha: Nuk ka profesion më të mirë se ky, edhe për ju që të rrini këtu dhe për Shqipërinë që të përfitojë. Sikur një pikë prej asaj që ka sot në botë, të derdhet në Shqipëri, këtu ka mundësi të pafundme për të gjithë rininë.
Drejtuesi: Gazeta me përvjetorë të ndryshëm të pavarësisë.
Basha: Problem solvers!
Drejtuesi: Ishte kënaqësi.
Basha: Të falenderoj shumë.