"Rama sapo akuzoi NATO-n dhe justifikoi Rusinë për situatën në Ukrainë e jo vetëm...".
Kështu e nis reagimin e tij nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, shprehet se "nën veshjen e kryesuesit të OSBE-së, Rama sapo deklaroi live se Rusisë nuk mund ti vihet faj për sjelljen e saj në rajon “përderisa ajo të ndjehet e rrethuar nga NATO...”
"Tani pritet të dalë në konferencë Tao Balla e të akuzojë Bashën si agjent të Rusisë", mbyll reagimin e tij nënkryetari i PD.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
"Rama sapo akuzoi NATO-n dhe justifikoi Rusine per situaten ne Ukraine e jo vetem...
Nga Konferenca e Sigurise ne Mynih, nen veshjen e kryesuesit te OSBE-se, Rama sapo deklaroi live se Rusise nuk mund ti vihet faj per sjelljen e saj ne rajon “perderisa ajo te ndjehet e rrethuar nga NATO...”
Kryeministri i nje vendi antar te NATO-s , ben kete deklarate perpara takimit te afert me Putin!
Duket se asgje nuk vjen rastesisht ; as deklaratat e hershme te Rames per nje plan B te tij jashte BE; as miqesia e ngushte me Vucic ; as lancimi propagandimi dhe mbeshtetja i ideve ruso-serbe fillimisht per ndarjen e Kosoves e me pas per minishengenin...
Tani pritet te dale ne konference Tao Balla e te akuzoj Bashen si agjent te Rusise..."
Por çfarë deklaroi Edi Rama dje në Mynih:
"Për aq kohë sa Rusia e kjo është diçka që historia së fundi duhet të na e kish mësuar, do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Pra, për aq kohë sa Rusia do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO-ja, nga BE-ja e të jetë si të thuash e mbytur në këtë rreth, gjërat nuk do të përmirësohen.
E fundit, po, e gjitha kjo është siç u tha, por le të mos e gënjejmë veten, sepse nuk është vetëm Ukraina, është Gjeorgjia, është Moldavia, nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, Gjeorgjinë, apo Moldavinë, ka të bëjë me civilizimin tonë e me atë që të gjithë përfaqësojmë dhe Rusinë. Për aq kohë sa Rusia e kjo është diçka që historia së fundi duhet të na e kish mësuar, do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Pra, për aq kohë sa Rusia do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO-ja, nga BE-ja e të jetë si të thuash e mbytur në këtë rreth, gjërat nuk do të përmirësohen".
Kujtojmë këtu se, më 26 shkurt është programuar një vizitë e kryeministrit Edi Rama në Moskë. /SYRI.net
© SYRI.net