Kryemadhi: Duhet të lëvizim shpejt, ndryshe do të mbetemi pa rini

Saturday, 15 February 2020 18:12

Gjatë fjalës së saj me strukturat e partisë në Fier, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se rinisë i duhet besuar drejtimi i vendit, në mënyrë që Shqipëria të bëhet e barabartë me Evropën.

Sipas Kryemadhit, kryeministri Edi Rama po e çon vendin drejt plakjes dhe shpopullimit, ndaj dhe duhet një reagim i shpejtë.

"Ju e dini që moto e LSI është “Shqipëria shtëpia jonë”. Dhe në fakt prej kohësh Shqipëria nuk shihet më si një shtëpi. Sot qyteti i Fierit më shumë se kushdo tjetër e ndjen mungesën e të rinjve dhe të rejave, e ndjen mungesën e familjeve të reja, e ndjen mungesën e biznesit, të investimeve, e lëvizjes së ekonomisë. Ndjen çdo ditë taksat e larta, të cilat i vijnë çdo ditë qytetarit të Bashkisë së Fierit në derën e shtëpisë.

Ndjejnë çdo ditë çmimet e larta të cilat vijnë si rezultati i mosfunksionimit të ekonomisë, jo vetëm të Bashkisë së Fierit por që nga Tirana dhe në çdo cep të Shqipërisë.

 Ndjen çdo ditë e më shumë mungesën e shtetit dhe arrogancën e nëpunësve civilë apo dhe të administratës së Bashkisë, ndaj qytetarëve.

Ndjen mungesën e ilaçeve dhe të shërbimeve në spitale dhe ndjen çdo ditë dhe më shumë të rrezikuar dhe të riskuar fëmijët e tyre jo vetëm nga injoranca por dhe nga abuziviteti dhe perversiteti që Rilindja ka futur dhe ka shtrirë në shkollat e shqiptarëve. Ju jeni koshient për ngjarjen e para disa ditëve që ndodhi në një nga emisionet investigative ku sesi një nxënës kërkonte të abuzonte me nxënësen e tij, me një minorene.

Ju e ndjeni çdo ditë sesi në xhepin tuaj jo vetëm pakësohen para por shtohen faturat e larta të energjisë elektrike, të ujit, të taksave të Bashkisë e shumë më shumë pagesa të tjera që ju duhet të bëni çdo ditë. Ndjeni sesi rriten faturat e kopshteve apo e shkollave e shumë e shumë të tjera.

Kjo ka sjellë që shqiptarët të largohen nga Shqipëria, që të ndihen jo vetëm të rrezikuar por të ndihen të varfër", u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI, nëse nuk veprohet në kohë, vendi rrezikon të mbesë pa rini.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Sot ne në fakt trokasim në dyert e njerëzve, bisedojmë, takohemi dhe të gjithë kërkojnë shpresë, kërkojnë shpresë dhe kërkojnë një mundësi që të krijojnë të ardhmen e tyre, familjen e tyre, ekonominë e tyre dhe biznesin e tyre në Shqipëri. Mungesa e shpresës ka qenë një nga armiqtë më kryesorë të rinisë shqiptare dhe të shqiptarëve por ajo që ne e ndjejmë dhe e shikojmë më shumë dhe që e takojmë çdo ditë është që të rinjtë besojnë tek LSI-ja. Me thënë të drejtën ndihemi krenarë që rinia beson tek LSI-ja, sepse LSI-ja është e vetmja forcë politike e cila i ka dhënë besimin për ta drejtuar, sepse vetëm në LSI do të shikoni që pjesa më e madhe drejtuese e saj është me të rinj dhe të reja të cilët e kanë filluar karrierën e tyre politike si gjimnazist dhe sot jo vetëm që janë deputet apo kuadro nga më të ndryshëm në fusha të ndryshme të jetës por edhe të ekonomisë të vendit por përkundrazi janë edhe drejtues dhe organizator partie shumë të mirë. Ne kemi nevojë për të rinjtë dhe të rejat, kemi nevojë sepse pa ta nuk do të kemi energjinë, por mbi të gjitha kemi nevojë për ta sepse ëndrrat e tyre do të jenë ato të cilat do të drejtojnë jo vetëm Lëvizjen Socialiste Për Integrim por do të drejtojnë edhe shtetin nesër. Ne i japim forcën rinisë ashtu siç i kemi dhënë forcë dhe besimin rinisë për të drejtuar LSI-në, ashtu do ti japim forcën dhe besimin që të drejtojnë nesër vendin tonë, sepse Shqipëria ka nevojë për energjinë e re, ka nevojë për ëndrrat e të rinjve dhe ka nevojë për forcën dhe energjinë e tyre. Ka nevojë, sepse Shqipëria në rrugën në të cilën e ka futur Edi Rama po e çon drejtë plakjes, drejtë zbrazjes së Shqipërisë.

Depopullimi të cilën ne e kemi dëgjuar gjithmonë, mjafton që të dilni në ditët e javës në qytetin e Fierit do të shikoni që jo vetëm qepenat e dyqaneve dhe bizneseve janë të mbyllura sepse kanë shkuar drejtë falimentimit por dhe rrugët e qytetit janë bosh. Rrugët e qytetit nuk shprehin më jetë, nuk shprehin më entuziazëm për shkak se të rinjtë dhe të rejat janë larguar. Janë larguar dhe do të vazhdojnë të largohen sepse kërkojnë një mundësi më të mirë. Nëse ne nuk do të lëvizim shpejt, nëse ne nuk do të organizohemi shpejtë, nëse ne nuk do t’ju a japim në dorë të rinjve dhe të rejave që të drejtojnë vendin, Shqipëria do të ngelet jo vetëm e varfër në ekonomi dhe në jetë por do të ngelet e varfër edhe në të rinj. Nuk është se ne kemi gjë kundër pensionistëve, sepse pensionistët janë ata që e kanë ndërtuar këtë vend. Pensionistët janë ata të cilët ju kanë dhënë prindërve tanë dhe prindërit tanë ne, e ne fëmijëve tanë, e kështu me radhë, janë ata që na kanë dhënë mundësinë për të qenë këta që jemi. Por ne nuk duhet të bëjmë më gabimin më të madh të një kombi, që të na kapë humbja e kujtesës, që të na kapë mungesa e respektit dhe mënyra e të punuarit dhe vepruarit me të rinjtë. 

Të rinjtë janë të domosdoshëm për ne. Janë të domosdoshëm sepse nëpërmjet të rinjve ne jo vetëm që do të ndërtojmë shtetin, jo vetëm që d të ndërtojmë mundësitë, të cilat do të krijojnë hapësira dhe do ta bëjnë Shqipërinë një vend të barabartë me Bashkimin Europian.Por një i ri merr dashuri nga nëna e tij. Nëna është ajo e bekon me dashuri për familjen, por edhe për vendin. Dhe gratë janë ato të cilat kanë qenë motori dhe palca e kurrizit të një shoqërie, por edhe një kombi. Nëse gratë do të jenë të pa respektuara, nëse gratë do të jenë të pa vlerësuara në pozicionin që ato kanë, jo vetëm në familje, por edhe në ekonomi, edhe në jetën shoqërore, sigurisht që do të jetë shumë e vështirë që gratë dhe nënat tona të krijojnë një familje të shëndoshë. Nëna është ajo që e bekon fëmijën, nëna është ajo që e mban familjen fort dhe nëna është ajo, e cila krijon mundësinë e vazhdimësisë së jetës, ku bashkë me baballarët na japin shansin dhe mundësinë për të ecur dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë.

Prandaj ne si LSI, jemi shumë të qartë në axhendën dhe programin tonë për të ecur përpara. Jemi shumë të qartë për të qenë sot pjesë e zgjidhjes së problemeve në Shqipëri. Jemi shumë të vendosur sot për të gjetur një zgjidhje për të ecur përpara, sepse integrimi europian i Shqipërisë është një nga pikat më të rëndësishme, e cila do t’i krijonte mundësinë dhe shanset shqiptarëve për të qenë të barabartë në Bashkimin Europian.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...