Intervista/ Berisha: ‘Rama shpërfaqi tradhtinë edhe gjatë pritjes së Kurtit, protokolli urdhër i Vuçiqit’

Saturday, 15 February 2020 21:58

Ish-kryeministri Berisha ka dhënë një intervistë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus për gazetaren Shkëndije Ahmeti, ku ndër të tjera ka folur edhe për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë dhe takimin me kryeministrin Rama të cilin e cilëson si Esad Toptanin e ri të Shqipërisë duke nënvizuar se protokolli me të cilin është pritur Kurti ka qenë urdhër i Vuçiqit.

Shkëndije Ahmeti: Albin Kurti vizitën e parë si kryeministër i Kosovës e zgjodhi ta bëjë në Shqipëri. Me shumë entuziazëm mori rrugën për atje bashkë me disa ministra të kabinetit të tij. Por, njëjtë entuziazmin nuk e pati edhe homologu i tij – kryeministri shqiptar, Edi Rama. Albin Kurti u prit me ceremoni shtetërore në Tiranë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Por, ajo çka ra në sy gjatë pritjes zyrtare, ishte fytyra e Ramës. Rama u paraqit me fytyrë shumë të zymtë dhe ishte shumë i ftohtë në raport me Kurtin. E kjo është komentuar shumë në Kosovë.

Qytetarë të thjeshtë e figura publike shprehën habi se si fytyrë të ngrysur e raport të ftohtë, Rama nuk shpërfaqi atëherë kur priti në Tiranë, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

 
 

Një pritje si kjo e djeshmja ka marrë kritika të ashpra edhe nga ish- kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Rama edhe një herë faktoi se është armik i rrezikshëm i Kosovës dhe kombit shqiptar. Sali Berisha në një bisedë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, e ka quajtur Esad Toptan të Ri – Edi Ramën, duke nënvizuar se protokolli me të cilin është pritur Kurti ka qenë urdhër i Vuçiqit.

 

Madje pritja e djeshme për kryeministrin e Kosovës, siç tha Berisha ia hoqi edhe njëherë maskën e tradhtarit Ramës.

“Esad Toptani i Ri e priti kryeministrin e ri të Kosovës, z.Albun Kurti me protokollin që e ka urdhëruar atë ta presë, Beogradi, më konkretisht padroni i tij Vuçiq. Por, ajo ishte një pritje që i hoqi për të shumtën here maskën tradhtarit të kombit Zografit Bis Edvin Kristaq Tradhtarit para mbarë shqiptarëve”, tha Berisha për FaktePlus.

Zymtësia e Ramës nuk u shpërfaq vetëm gjatë pritjes dhe ceremonisë shtetërore, por edhe gjatë konferencës së përbashkët.

Në fakt një përplasje ndodhi mes dy kryeministrave në konferencë, kur Kurti deklaroi se është për makro-shengenin shqiptar e që sipas Ramës makro-shengeni nuk mund të ndodhë pa mini-shengenin Ballkanik.

Qëndrimin e Kurtit për makro-shengenin shqiptar e ka vlerësuar Sali Berisha.

Edhe në këtë rast, Berisha ka kritikuar deklaratën e Ramës, duke theksuar se reagimi i tij ishte ashtu sikurse do ta donte “padroni i Ramës, Vuçiqi”.

“Përndryshe zoti Kurti qëndroj me dinjitet në makro-shengenin shqiptar për të cilin në reagimin e Edvin Kristaq Zografit, ishte identik siç do të dëshironte padroni i tij Vuçiq. Ai deklaroj se marrëdhëniet ndërshqiptare kalojnë nga Beogradi dhe se shqiptarët mund të kenë makro-shengen vetëm në kuadrin e Jogusllavisë së Re!”, ka thënë ai.

Tutje, ish- kryeministri shqiptar, Sali Berisha tha se deklaratat e Ramës faktojnë se ai është i armik i rrezikshëm për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Berisha pati edhe një thirrje për politikanët dhe autoritetet e Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar.

“Mendoj se dje Edvin Kristaq Tradhtia me pritjen si i pafytyrë të kryeministrit të ri të Kosovës, z.Albin Kurti dhe deklaratën e tij publike e faktoj dhe se është një armik i rrezikshëm i Kosovës dhe kombit shqiptar. Me këtë rast ju bëjë thirrje forcave politike në Kosovë dhe autoriteteve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar të ndërpresin çdo ndërhyrje të Edvin Kristaq Tradhtarit në punët e brendshme të Kosovës. Çdo përpjekje të tij armiqësore ndaj Kosovës, si ajo e përdorimit të kryesimit të OSBE-së për interesa të Beogradit dhe kundër interesave jetike të shqiptarëve në Kosovë dhe kombit shqiptar në tërësi”, deklaroi Berisha për FaktePlus.

E raportet e ftohta mes Kosovës dhe Shqipërisë, janë prej kohësh. Në fakt raportet erdhën duke u ftohur prej se nisi të flitet për çështjen e territorit të Kosovës dhe mini-shengenin Ballkanik, të cilin edhe Rama po e shtyn përpara.

Madje kryeministri shqiptar Edi Rama pati raporte edhe më të këqija me ish- kryeministrin Ramush Haradinaj. Pas polemikave të shumta nga distanca, Rama ka ngritur edhe padi në gjykatë kundër Haradinajt./FaktePlus

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...