Kurz kritikon BE-në për “paaftësi”

Diel, 16 February 2020 08:31

Kancelari i Austrisë Sebastion Kurz kritikoi ashpër Bashkimin Evropian (BE) për “paaftësinë” për vendimmarrjet ekonomike dhe argumentoi se rënia ekonomike e Evropës gjithashtu dëmton mbështetjen e demokracive perëndimore.

“Nëse e shohim Kinën për shembull, ata janë në gjendje të ndërtojnë një spital brenda dhjetë ditësh, ndërsa në Evropë do të zhvillonim një debat rreth dhjetë ditë se kur do të caktojmë takimin e parë për ta diskutuar”, tha Kurz të premten, në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Dhe pastaj do të duheshin vite për të vendosur dhe më pas me siguri do të duheshin vite për ta ndërtuar”, shtoi ai.

Politikani konservator 31-vjeçar argumentoi se demokracitë perëndimore ishin më atraktive në të kaluarën dhe kjo ishte e lidhur ngushtë me suksesin ekonomik të vendeve perëndimore.

“Në të kaluarën, demokracia, sundimi i ligjit, liria e fjalës, gjithnjë shoqëroheshin me sukses ekonomik, me rritje, me pasuri. Kurse tani, ne jetojmë në një kohë kur sistemet e tjera mund të jenë më të sukseshme ekonomikisht. Dhe unë mendoj se kjo është diçka që ndryshon gjithë lojën”, tha Kurz.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, konferenca më e madhe në botë e sigurisë, ka mbledhur udhëheqës politikë dhe ushtarakë nga e gjithë bota në Mynih dhe mbahet në periudhën 14-16 shkurt.

Këtë vit, konferenca është përqëndruar në sfidat e brendshme dhe ndërkombëtare për rendin botëror dhe krizat me të cilat përballen demokracitë perëndimore.

Më shumë se 35 krerë qeverish dhe shtetesh dhe rreth 100 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes po marrin pjesë në konferencë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...