Kryemadhi: Opozita i kërkoi Mogherinit të ndikojë tek Rama për lirimin e 11 kuksianëve

E mërkurë, 18 Prill 2018 15:44

Menjëherë pas mbarimit të takimit të liderëve të opozitës shqiptare me Federika Mogherinin, shefen e diplomacisë europiane, në selinë e Misionit të BE në Tiranë. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bëri të ditur para medias se i kanë kërkuar zonjës Mogherini të ndërhyjë, "njerëzisht" pranë kryeministrit Edi Rama të lirojë 11 qytetarët kuksianë që protestuan në Rrugën e Kombit.

“Ne i kërkuam zonjës Mogherini dhe ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore pranë zotit Rama për të liruar 11 kuksianët që mbahen në mënyrë të padrejtë nga Policia shqiptare dhe sistemi i drejtësisë, duke pasur parasysh që vetë Kryeministri Rama kërkoi falje publike në parlament sa i përket pay-toll në Rrugën e Kombit, në zonën më të varfër të shqiptarëve. Ajo që duam të themi dhe ç’ka është më e rëndësishme për ne është që shqiptarët sot kanë nevojë për më shumë besim dhe për ta parë Bashkimin Europian sa më pranë.” tha Kryemadhi.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 17:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...