A kishte tensione në Mynih? Flet Vuçiç, zbulon një detaj dhe akuzon Albin Kurtin..

Hënë, 17 February 2020 08:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka akuzuar presidentin dhe kryeministrin e Kosovës se i kanë regjistruar me telefona takimet e mbyllura në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë.

Takimet ishin mbajtur me rregullat e “Chatham House Rules”, sipas së cilës bisedat e brendshme duhet të mbahen sekret për ata që janë jashtë dhe biseduesit duhet të ndihen të sigurtë të flasin atë që ata mendojnë pa u brengosur se do të dalë në publik, shkruan portali në gjuhën serbe KosovoOnline.

“Unë personalisht e pashë personin që ishte përgjegjës për regjistrimin e fjalimit të Thaçit, po ashtu edhe atij të Kurtit. Ata i bënë publike të gjitha për publikun… Ju përballeni me një mur të heshtur kur e dini se me çfarë mashtruesish ke punë në rajon” tha Vuçiq në Bruksel, në një darkë joformale të organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, për liderët e Ballkanit Perëndimorë.

Ai tha se njerëzit që nuk mund të besohen, apo ata që nuk respektojnë rregullat themelore të mirësjelljes, nuk ia vlejnë të flitet për ta.

“Më vonë u tha se i gjithë ky informacion arriti më vonë tek Albin Kurti. Unë vetëm dua të tregoj se edhe nëpërmjet detajeve teknike, njerëz të papërgjegjshëm janë të aftë të shkatërrojnë cdo mundësi për kompromis dhe dialog”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ai iu është bindur rregullave të Konferencës së Munihit.

“Unë nuk jam mashtrues, i cili është mësuar të mashtrojë europianët dhe gjithë të tjerët, askush nuk më filmoi, sepse unë veprova në parim me rregullat e shtëpisë. Nuk ka përgjigje po ashtu. Pse Albin Kurti heshti për të gjitha”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...