Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pasi ka përshëndetur konferencën e donatorëve, ku u ofrua një ndihmë e konsiderueshme monetare në ndihmë të rindërtimit të Shqipërisë, pas dëmeve shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit, nuk ka lënë pa ironizuar edhe qeverinë Rama së cilës I kërkon që paratë të mos shkojnë dëm si dhjetra million euro të Reformës në Drejtësi.
“Ka shumë rëndësi që lekët e donatorëve per termetin të mos shkojne dëm si dhjetra milion euro te Reformes ne Drejtesi qe u treten si kripa ne uje dhe prodhuan vetem kapjen mafioze te shtetit nga rilindja.’