Donacionet për tërmetin, Lubonja: Rama i aftë për propagandë, por më i keqi për menaxhim të fondeve

Tuesday, 18 February 2020 18:41

Analisti Fatos Lubonja në një lidhe direkte për rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka komentuar shifrën prej 1.15 miliardë euro të ofruara nga Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë. Lubonja thotë se qeveria ka bërë një farë pune për të marrë kaq donacione pasi Rama është i aftë për të propaganduar dhe për të paraqitur një Shqipëri të tronditur.

Por ai kritikon Ramën përsa i përket menaxhimit të këtyre donacioneve, pasi thotë se është më i keqi i mundshëm për t’i menaxhuar në mënyrë transparente.

”A nënkupton shifra e djeshme prej 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve një sukses për qeverinë?

Po, nuk e di se çfarë kupton fjala sukses fakti që u mblodhën aq shuëm para por besoj se është pak tragjike ta quash sukses. Sukesesi i shkon tërmetit pasi rriti ndjeshmërinë e ndërkombëtarëve është sidoqoftë për të përshëndetur.
Fakti që Shqipëria është në Europë ka ndikuar besoj. Qeveria ka bërë një farë pune pasi Rama është i aftë për të propaganduar për të paraqitur një Shqipëri të tronditur. Suksesi i vërtetë është se sa dhe si do të menaxhohen këto para të cilat mesa di unë nuk janë të gjitha para donatorësh, pra që 700 milion euro janë kredi të buta ose borxh, nuk janë ndihma. Duhet parë si do menaxhohen. Kemi shumë gjëra për të thënë.

Rama është kryeministër, dhe kujtdo që do i ndodhte do punonte për të kërkuar ndihma mbi të gjitha është ndihma e ndërkombëtarëve që duhet çmuar në këtë rast. Duhet parë në sy kritik, pasi nuk është e kondicionuar pasi Shqipëria është vendi që emigron më shumë, është dhe një interes i ndërkombëtarëve.
A është Rama që mund të menaxhojë më mirë këto para? Jo, është më i keqi i mundshëm .

Tek ato ndihmat që u dhanë, pashë që SHBA dha 5 milion dollarë për transparencën, monitorimin dhe menaxhimin pasi s’ka besim. Ne i kemi institucionet për monitorim por nuk funksionojnë. Edi Rama nuk mund t’i menaxhojë këto para në mënyrë transparente.

Fuqi politike padyshim që mund të marrë por jo për të mirën tonë dhe jo për korrigjimin e Shqipërisë të vërtetë, pasi unë s’kam nevojë të ma tregojë pasi e shoh me sytë e mi. Ata që kanë mbështetur qeveritë në Shqipëri kanë folur gjithmonë për arritjet, si në Bashkimin Sovjetik kur flitej për propagandë. Të flasësh sot për Shqipërinë e vërtetë duhet të dëgjosh ata që nuk kanë konflikt interesi. Propaganda sot që bën sot qeveria e Rilindjes dhe burokratët e Europës pasi gjoja ata kanë drejtuar shtetin e së drejtës kur këtu vijon shteti narkoshtet, i krimit dhe korrupsionit.

Mendoj që në këtë lojë propagandës së Shqipërisë fallco dhe asaj që duhet të japin mediat Shqipërinë e vërtetë me të gjitha hallet dhe problemet, dhe unë e gjej veten tek gazetari që do që të japë problemet dhe hallet e Shqipërisë.
Nëse ti mendon se nuk ka krim të organizuar por po thonë broçkulla gazetarët apo mediat, nuk është e vështirë shumë të shohësh nëse ka krim të organizuar apo jo. Në një anë thotë që s’ka krim të organizuar, dhe tregon atë historinë e atij VIP-it që nuk dilte pa makinë të blinduar dhe u mrekullua nga Tirana e qetë. Nga ana tjetër krijon Anti- KÇK dhe OFL. Ai e ka të vështirë që të zbulojë këtë Shqipëri pasi është në krye të organizatës.

Problemi më i madh që ka narcisti është që ka vështirësi për dialog me veten dhe të tjerët, për të parë anët e dobëta të qeverisë. Njeri që veten e identifikon me punën që bën pra Shqipëria që po ndërton. Në vend të shohësh një dialog me të tjerët që të të thonë që ja ku janë problemet, nëse nuk bën dialog me veten që të shohësh të mirat dhe të këqijat, por krijon një Shqipëria fallco që mbulon atë të vërtetën. Kjo bën që Shqipëria e vërtetë të shkojë në gropë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...