Akuza e fortë/ 'Një kryebashkiak i PS, i dënuar për vrasje në një nga vendet e BE'

Tuesday, 18 February 2020 21:26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i ftuar në ABC News, është shprehur se po hetojnë në lidhje me 12 emra të rinj kryebashkiakësh të dyshuar të përfshirë në krime, përveç emrave të bërë publik deri më tani.

Sipas numrit dy të selisë blu, ka dyshime se një kryebashkiak i zgjedhur nga Rama në 30 qershor të 2019-ës është i përfshirë në një vrasje në një nga vendet e tjera e BE-së, për të cilin po presin dokumentacionin e nevojshëm për të provuar vërtetësinë.

 

“Nuk është sekret e kam thënë dhe më parë se kemi në proces verifikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës në zgjedhjet e 30 qershorit dhe jemi duke pritur dokumentacionin provues, e riktheksoj se në këtë rast PD-ja po kryen detyrën e prokurorisë dhe pse nuk është detyra jonë ta bëjmë një gjë të tillë, ne po verifikojmë dokumentacionin për një kryebashkiak të paligjshëm, që ka qenë i dënuar, dhe ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimin, kjo është detyre ligjore dhe e prokurorisë. Kjo është detyre e Prokurorit të Përgjithshëm i cili deri më sot nuk e ka kryer një gjë të tillë.

 

Tashmë në proces verifikimi kemi 12 emra kryebashkiakësh të kishim mekanizmat e prokurorisë do të bënim të mundur zbulimin më shpejt të emrave të kryebashkiakëve të përfshirë në krime. Ne presim që me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të verifikojmë indiciet për të dhënat që ne kemi për këto kryebashkiakë. Sapo të kemi një dokumentacion të tillë ne do të bëjmë denoncimin për shkeljen e ligjit të bërë nga një kryebashkiak.

 

Të dhënat flasin për kryerjen e veprave të ndryshme penale, kemi dhe të dhëna që një person është i dënuar ne vendet evropiane për vrasje dhe për të tjerë të cilët janë të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe të përfshirë në trafik të lëndeve narkotike.  

Ju mund të shkoni dhe ta pyesni se çfarë po bën me katër rastet që i ka tashmë në prokurori. Një kryebashkiak ka të dhëna se është i dënuar për vrasje në një nga vendet e BE, këtë do ta bëjmë publike pasi të kemi të dhënat në dorë, dyshimet dhe të dhëna tona janë të qenësishme”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PD. 

Sipas Bardhit, bëhet fjalë për një person i cili drejton një nga bashkitë më të rëndësishme të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...