NEW YORK : Ambasadorja e Presidenti Donald Trump në Tiranë - Yuri Kim, e cila ka marrë postin në një pozitë kyçe në administratën e tij- mbas debatit të Senatit me Katheelin Kavalec, nesër është në New York, ku pritet të takohet me një grup të « përzgjedhur » veprimtarësh të komunitetit shqiptar në një takim pa praninë e gazetarve (of the records).
Sipas Sinës, "ky takim që duhet të ishte mbajtur me komunitetin shqiptar simbas praktikës së diplomacisë amerikane para se ajo të shkonte në vendin e miratuar - po mbahet nesër , ku edhe është caktuar vendi i takimit , të ftuarit dhe është caktuar edhe formati i takimit .Përveçse thuhet se pyetjet janë të lira!
Yuri Kim me origjin nga Guama e mori këtë detyrë mbasi ishte Kongresi amerikan ai që e kishte bllokuar vitin e kaluar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.
Nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri kaloi mes një debati të fort - në Capito Hill.
Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti deri në Senat në 9 korrik 2018 përcshqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.
Por Presidenti Donald Trump ia besojë këtë detyrë Yuri Kim nga ishulli Guam, e cila tashmë është ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë.
Takimin e saj me komunitetin e cakton Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kim është një anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, klasë e Këshilltarit dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.
Ajo ka shërbyer gjithashtu si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si një anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Ajo gjithashtu shërbeu si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë.
Kim fitoi një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.
Ndërkohë kujtojmë se Donald Lu ishte ambasadori i fundit që ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në Shqipëri i cili u largua nga Shqipëria pas përfundimit të misionit të tij në Maj të vitit 2018.
Ambasadorja e re Yuri Kim shkoi në Tiranë në një kohë kur situate politike atje paraqitet mjaft problematike dhe e tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve të palëve, ndërkohë duhet theksuar se qëndrimi I përfaqësuesve të ambasadës ameriaken të akredituar në Shqipëri kohët e fundit ka qenë I rezervuar për çështje të aktualitetit politik."