PD: Kaos në QSUT, çfarë po fsheh kryeministri pas propagandës me fasadën

E mërkurë, 19 February 2020 11:48

Partia Demokratike denoncon se pas sallave te reja te Kirurgjise, te reklamuara me buje nga qeveria, fshihet nje e vertete trishtuese. 

Ne nje deklarate per mediat, ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri theksoi se nga 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër, kanë mbetur vetëm 7 me 90 shtretër”.

“Këtë të vërtetë kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë duan ta fshehin pas propagandës me fasadën”- tha ajo, duke shtuar se “Eliminimi i 4 sallave për operacionet ka sjellë kaos në QSUT, ka sjellë mbipopullim pacientësh duke ulur cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, kushtet e mjekëve janë vështirësuar, duke mos patur mjedise të përshtatshme pune”.

DEKLARATA E PLOTE 

Pas propagandës për sallat e reja të kirurgjisë, sikur shqiptarë të ishin mjekuar shpellave deri më sot, ka një të vërtetë krejt ndryshe. Numri i sallave të shërbimit dhe numri i shtretërve për pacientët është zvogëluar.

Këtë të vërtetë kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë duan ta fshehin pas propagandës me fasadën.

Më parë ishin gjithsej 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër. Tani, megjithëse janë shpenzuar miliona euro, këto janë reduktuar në 7 salla dhe 90 shtretër.

Eliminimi i 4 sallave për operacionet ka sjellë kaos në QSUT, ka sjellë mbipopullim pacientësh duke ulur cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, kushtet e mjekëve janë vështirësuar, duke mos patur mjedise të përshtatshme pune.

Reduktimi i sallave të kirurgjisë në QSUT ka sjellë edhe mbylljen e sallave të urgjencës. E vërteta është se ato u mbyllën, jo për shkak të përqendrimit në një godinë të vetme, por për shkak të korrupsionit. Sepse nuk ka para dhe nuk ka reanimatorë.

Qeveria nuk ka prioritet pacientët për t’u krijuar kushte sa më të mira, pasi paguan 35 milionë euro në vit për disa koncesione korruptive dhe të dështuara në shëndetësi.

Ka edhe një problem tjetër madhor me sallat e reja të kirurgjisë. Përveç mbylljes së disave prej tyre dhe mbylljes se sallës së urgjencës në katin e parë, sistemi i ri vonon me disa minuta zhvendosjen e pacientëve me rast urgjence, duke rrezikuar jetën e qytetarëve

Nga kati i parë, tani pacientët me urgjencë kalojnë në disa korridore, futen në ashensorë dhe ngjiten në katin e pestë, duke marrë kohë të çmuar nga jeta e tyre në rrezik.

Ky sistem përplas urgjencat me operacionet e planifikuara. Duke mos patur një sallë të posaçme për urgjencat, operacionet e planifikuara të pacientëve mund të zhvendosen, duke thelluar kaosin dhe duke ulur ndjeshëm cilësinë e shërbimit, apo akoma me keq, duke detyruar qytetarët t’i drejtohen privatit me shpenzime të tjera kolosale.

Të gjitha këto shqetësime i kanë ngritur disa nga mjekët kirurgë më të mirë të vendit. Siç jeni njohur, ata firmosën një peticion, ku i kërkuan Ministrisë së Shëndetësisë të mbajë hapur sallat e kirurgjisë së urgjencës, duke e quajtur mbylljen dhe reduktimin e sallave një atentat ndaj shërbimit të kirurgjisë. Për fat të keq, fjala e tyre nuk u dëgjua nga kjo qeveri që veshët i mban hapur për të dëgjuar dhe plotësuar kërkesat e një grushti oligarkësh që kanë marrë peng sistemin e drejtësisë.

Prandaj, disa nga përgjegjësit kryesorë, si Ogerta Manastirliu apo Ilir Beqja duhet të japin llogari para drejtësisë për dëmin e madh që i kanë shkaktuar sistemit shëndetësor me koncesionet korruptive.

Partia Demokratike shpreh bindjen se një qeveri që ka ardhur në pushtet duke vlerë vota, nuk ka prioritet qytetarët, por pasurimin e paligjshëm për vete. Gjithçka lidhet me votën e lirë, me llogaridhënien para votuesve dhe para drejtësisë!

Modifikuar më E mërkurë, 19 February 2020 12:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...