Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorë të Kukësit.
Gjatë bisedës ai ka ngritur shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
‘Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për të gjithë qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë.
Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë.
Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve’, është shprehur Basha.