Glauk Konjufca shkarkon konsujt e Kosovës në 14 shtete

E Enjte, 20 February 2020 14:26

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka marrë vendim për shkarkimin e konsujve të Kosovës në 14 shtete, duke i shfuqizuar vendimet e qeverisë së mëparshme si "të kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës".

Në njoftim thuhet:

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca duke u mbështetur në nenin 93, (paragrafi 4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe sipas neneve 10,11 të Ligjit nr 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjensive të Pavarura, neni 53 (paragrafi 1) dhe neni 55 (paragrafi 1 dhe 2) të ligjit Nr 05/L-03 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, neni 23 (paragrafi 2), të ligjit Nr 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe nenin 8 (paragrafi 1,4 ) të Rregullores 02/201, për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive ka marrë këte

Vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Znj. Xheraldina Rexhepi - Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;

Z. Festim Lushtaku - Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;

Z. Kadri Balaj - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;

Z. Henor Pakashtica - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;

Z. Xhavit Gerbeshi - Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;

Z. Ngadhnjim Makolli - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;

Z. Ramiz Ismajli - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;

Z. Ismet Hajdini - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;

Znj. Modesta Imeri - Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

Z. Eshref Haxhiu - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;

Z. Kadri Gërvalla - Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;

Z. Lutfi Bilalli - Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;

Z. Liridon Sadrija - Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;

Znj. Diellza Hoti - Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...