“Nuk keni parë gjë akoma. Me qetësi dhe drejtësi”, Presidenca paralajmëron konferencën e radhës: Fakte të reja tronditëse

E Enjte, 20 February 2020 15:58

Presidenca paralajmëron konferencën e radhës për shtyp për të sjellë fakte të reja tronditëse. Kështu deklaron zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi. Në një postim në “Facebook”, ai ka edhe një falënderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes. Konferenca për mediat do të jetë në orën 17:00, ndërkohë që prej disa ditësh mes Presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës ka nisur një ‘luftë’ me akuza e kundërakuza. Meta ka folur për një grusht shteti që po tenton të bëjë maxhoranca dhe nga ana tjetër maxhoranca ka deklaruar se grushti ishtetit ka nisur në kokën e tij

“Të dashur gazetarë! Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qenë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!
Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!
Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit! NUK KENI PARË GJË AKOMA!
ME QETËSI DHE DREJTËSI!”, shkruan Blushi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...