Aksioni i policisë një shkumë propagande per 1 milionë lekë

Premte, 21 February 2020 14:06

 

Gjate nje deklarate per shtyp Kreu i Policise se Shtetit Ardi Veliu na dha disa detaje ne lidhje me aksionin e mbrëmjes se kaluar , kundër lojërave te fatit dhe beri me dije, se gjate këtij operacioni u përfshinë 1540 forca policore , nga Departamenti i Policise Kriminale, Departamenti per Sigurine Publike, FNSH-te Tirane ,Fier e Shkoder si edhe Drejtorite Vendore te Policise , ku në total kane sekuestruar 170 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një televizor plazme dhe disa blloqe shënimesh .

LLeshaj dhe Rama e kane nxjerre Policine e Shtetit jashtë binareve te ligjit , kjo per arsyen se e kane devijuar misionin primar qe policia ka , duke e kthyer ate ne nje Polici mjedisore , ndertimore e tatimore duke humbur misionin e saj parësor , ate te sigurisë dhe rendit te qytetareve. LLeshaj dhe Rama e përdorin , e urdhërojnë dhe e kane shndërruar Policine e Shtetit ne ceta gjobëvënësish me uniforme , per te furnizuar arkën e shtetit te cilën ata vete e kane gllabëruar.LLeshaj dhe Rama e kane shndërruar Policinë në një Polici ndërtimore, ose ç’ndërtimore, por prish ndërtime sic ka ndodhur ne Unazen e Re, por jo vetëm.
Kemi parë një Polici që është shndërrua në një Polici tatimore, kemi parë një Polici shtetit që merret me lojërat e fatit. Sot Policia e Shtetit është shndërruar në një organin taksambledhës siç është Drejtoria Doganave dhe Drejtoria e Tatimeve. Nuk është më një organ i cili siguron rendin, pronën.

Krimi po bën kërdinë, LLeshaj nxjerr urdhër për celularët e policëve ,Krimi po ben kerdine , LLeshaj ju ben ‘’namin’’ Lojerave te Fatit, Krimi po ben kerdine , keta perdorin policine per show e propaganda, 1540 forca policie per te sekuestruar 1 milion leke te vjetra , nje televizor dhe disa blloqe shenimesh e kjo eshte e turpshme. Lajmet nxijne perdite grabitje, vjedhje neper banka, argjendari e banesa,perdite atentate , sulme ,larje hesapesh mes bandash por jo jemi mire thote Rama. Polici i thjeshte dhe ndershem sot merr nje rroge 400 mije lekeshe , i kane hequr edhe telefonin me pagese,torturohet neperkembet nga keta bandite dhe mbahet orar pa orar ne mes te vapes e acarit sa here ti teket Rilindjes , sigurisht pa u paguar per oret shtese. Misioni i policisë është të luftojë krimin dhe jo të gjobisë apo te mbledhë para , këta kete polici e kane devijuar nga misioni që ka prandaj themi që e kane nxjerre nga binarët e ligjit.Sikur te mos mjaftonin te gjitha keto , kjo Polici perdoret edhe per show- n dhe propaganden e Edi Rames dhe LLeshaj-t , dy njerezve te cilet krimin nuk e kane ne plan ta luftojne sepse bashkejetojne me te.
Por jo jemi mire thote Rama e LLeshaj.
Ne kete cmendinen e Rilindjes grabitjen keta ta paraqesin si dhurate , atentatin si ceremoni martese, mjerimin si luks e hidherimin si feste.
Aksioni i djeshem i Policise? Nje shkume propagande per 1 milione leke

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 14:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...