Nga Ylli Manjani-
Sinqerisht nuk e kuptoj dot se ç’deshën apo ç’duan ende, të arrijnë me këtë botimin në Fletoren Zyrtare të një vendimi të KED, i cili nuk i duhet më askujt.
Ajo renditje emrash ka kry punë, që kur Parlamenti dhe Presidenti i bënë zgjedhjet e tyre 2 muaj më parë.
Nëse kanë dashur të legalizojnë Arta Vorbsin, nuk ka më asnjë mundësi teknike edhe sikur ligji i tyre anti-kushtetues për betimin te lana të hyjë fuqi.
Kam idenë se rilindja vetë e ka hedhë në kosh kandidaturën e Artës. Ndaj botimi në Fletoren Zyrtare nuk e nxjerr dot nga koshi.
Përse duhet të sforcoheshin për të botuar një dokument pa vlerë ligjore në Fletoren Zyrtare?!
Sinqerisht nuk e kuptoj!!!
Ata mund ta emërojnë Artën diku tjetër, por në Gjykatën Kushtetuese, hë pë hë jo. Aq më pak ta fusin në Gjykatë me legalizim betimi. Nuk e bëjn dot se i është zënë vendi nga dikush tjetër që është emëruar dhe betuar rregullisht.
Në këtë kuptim, kriza për shkak të Gjykatës Kushtetuese nuk ka kuptim…! Presidenti mendoj ka fituar betejën e tij për ballancën e gjykatës. Pa dyshim ende jo luftën..
Pa dyshim, duhet sqaruar çdo shkelje e ligjit, që të mos përsëritet në të ardhmen kjo praktikë e tipit “Vorbsi”…