Xhixho: Në 2 mars në bulevard, për Kushtetutën dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë

Hënë, 24 February 2020 21:02

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho në një intervistë për “Euronews Albania” shprehet se më 2 mars qytetarët do të marrin pjesë në manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta për të mbrojtur Kushtetutuën. “Unë flas si qytetare e Shqipërisë, si juriste, si pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë dhe këtë tubim e shoh si një thirrje qytetarë të Presidentit të Republikës, në kushtet dhe rrethanat e caktuara ku ndodhet Shqipëria. Kushtetuta është bërë tashmë paçavure e kësaj mazhorancë, e cila shkelet çdo ditë me ligje anti kushtetuese, ku synohen edhe fakte shumë kokëfortë të propozuara dhe të faktuara nga Presidenti, tregojnë mjaft qartë sesi kjo mazhorancë ka dashur që me shkresa dhe falsifikime të kapë apo të vjedhë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kemi parasysh që Gjykata Kushtetuese është një institucion shumë i rëndësishëm që nuk ka qenë përpara viteve ’90”,- tha Erisa Xhixho.

 

 

Cili do të jetë qëndrimi i LSI-së për tubimin e thirrur nga Presidenti?
Unë flas si qytetare e Shqipërisë, si juriste, si pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë dhe këtë tubim e shoh si një thirrje qytetarë të Presidentit të Republikës, në kushtet dhe rrethanat e caktuara ku ndodhet Shqipëria. Kushtetuta është bërë tashmë paçavure e kësaj mazhorancë, e cila shkelet çdo ditë me ligje anti kushtetuese, ku synohen edhe fakte shumë kokëfortë të propozuara dhe të faktuara nga Presidenti, tregojnë mjaft qartë sesi kjo mazhorancë ka dashur që me shkresa dhe falsifikime të kapë apo të vjedhë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kemi parasysh që Gjykata Kushtetuese është një institucion shumë i rëndësishëm që nuk ka qenë përpara viteve ’90. Në komunizëm nuk kemi pasur të drejtat e njeriut. Pra është një nga institucionet që mbron të drejtat e njeriut dhe interpreton në mënyrë finale dhe përfundimtare kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye dhe vetë kushtetuta parashikon një rradhë për vendosjen apo emërtesën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të kemi balancë dhe mos të kemi një mazhorancë që vë të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në një ngjyrim politik. Pra kemi Presidentin sipas radhës të emërtesës, pastaj është kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Pra janë këto 3 institucione që vendosin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, kjo radhë jo vetëm është shkelur por në shkresat që i ka denoncuar Presidenti, vetë anëtari dhe kryetari i KED dhe Ministrja e Drejtësisë, kanë votuar në botimet e fletores zyrtare që nuk është as në tagrin as në aktet që boton kjo gazet, botimi i një vendimi të KEDsë për ta bërë fakt të kryer dhe për të vjedhur një kopetencë të Presidentit në emërtimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë do të bëjë LSI në këtë tubim?
Mendoj që çdo qytetar shqiptar pa dallim ngjyrimi politik, në momentin që ligji themeltar i një shteti dhe këtu flas me përgjegjësi ta plotë për rëndësinë që ka Kushtetuta, sepse garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Janë dy institucione që mbrojnë Kushtetutën, Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese. Unë s’kam dëgjuar akoma një deklaratë nga kjo qeveri për akuzat që ka bërë Presidenti i Republikës dhe këtu po flas për fakte konkrete, ku një shkresë i çohet për botim fletores zyrtare me 2 protokolle të ndryshme ku pa shkuar shkresa te Ministrja e Drejtësisë, kjo e fundit e dërgon për botim në fletoren zyrtare. Unë po flas mbi bazën e fakteve, nuk po flas fare për se kush është Presidenti i Republikës apo të tjera me rradhë, unë po flas mbi bazën e fakteve.
Po sepse edhe këtë nuk e anashkalojmë dot, sepse ka qenë kryetari i LSI-së.
Mbi të gjitha ai është Presidenti dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit dhe lëvizja e tij kundër një lëvizje anti shtet sepse unë kështu e shoh në momentin neni 129 i Kushtetutës e thotë shumë qartë që betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të filluar punë duhet të bëhet përpara Presidentit dhe kur Kushtetuta është në hierarki dhe në supermarci të normave të këtij shteti, nëpërmjet një ligji antikushtetutes synohet që ti hiqet kjo kompetencë Presidentit dhe ky akt jo thjeshtë solemn apo formal dhe këtu nuk është fjala për sot, se sot në rregull është z. Meta Presidenti, po nesër? Në qoftë se kjo qeveri ka në filozofinë e saj dhe e ka treguar tashmë kapjen e saj me kriminelët, kapjen e shtetit. Nëse e shikoni sot, të gjithë institucionet janë në duart e një mazhorancë të tërë, padyshim që është shqetësim shkelja e Kushtetutës dhe besoj që duhet të jetë e çdo qytetari shqiptar.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...