Në një intervistë për emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se, do të bëjë gjithçka që qytetarët do t'i kërkojnë në tubimin e 2 marsit në bulevard para kryeministrisë.
Sa i përket grushtit të shtetit, që po e përmend me forcë javët e fundit, Ilir Meta shprehet se hapi i parë drejt tij ka qenë uzurpimi i Partisë Socialiste nga Rilindja.
"Rilindja, se për PS-në kam respekt, se ka bërë Kushtetutën në 1998. Dhe në fakt kam bërë gabim sot, se hapi i parë i grushtit të shtetit është uzurpimi i PS-së dhe vrasja e demokracisë në atë parti dhe ndjeja e përgjegjësisë para shtetit dhe shantazhimi i atyre njerëzve. Por nuk kanë çfarë të bëjnë se janë në presion të madh të shantazhit", është shprehur ndër të tjera presidenti.