Eksperti italian plas bombën: Ministrat dhe kryebashkiakët shqiptarë të përfshirë në trafik droge

Hënë, 24 February 2020 23:13

Shqipëria, selia kryesore e trafikut të drogës në Itali dhe Evropë”. Ky është titulli i një opinioni të publikuar një ditë më parë nga Vincenzo Musacchio, jurist dhe profesor i së drejtës penale në universitete të ndryshme italiane dhe të huaja, si dhe ekspert në teknikat për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. 

Sipas tij, ministra dhe kryebashkiakë shqiptarë janë përfshirë në trafikun e drogës.

Ja çfarë shkruan ai:

 

Trafikantët, përkundrazi, dolën të forcuar, sepse, përmes korrupsionit, rezultat i fitimeve të tyre të mëdha, kanë prishur objektivat e këtij operacioni. Trafikantët e drogës u frymëzuan nga të njëjtat teknika si narkot kolumbianë për të lëvizur sasi të mëdha kanabisi, për të importuar kokainë nga Amerika Latine dhe heroinë nga Azia Qendrore përmes Italisë dhe pjesën tjetër të Evropës.

 

Ata përdorën një përzierje të strategjisë frikësuese dhe korruptive në varësi të rrethanave. Tani mafia shqiptare konsiderohet ndër trafikantët kryesorë në botë të heroinës, kokainës dhe kanabis. Të dy agjencitë e zbatimit të ligjit, amerikane dhe evropian e kanë përshkruar Shqipërinë si furnizuesin më të madh të kanabis në Bashkimin Evropian, si dhe një pikë të rëndësishme tranziti për heroinën dhe kokainën. Bazuar në vlerën e konfiskimeve të drogës, disa vlerësojnë se vetëm marihuana gjeneron të ardhura deri në katër miliardë dollarë në vit, gjysmën e PBB-së shqiptare. Është e kotë ta mohosh: Deti Adriatik është ende një autostradë për trafik droge në të gjithë Evropën. Rreth një vit më parë, në janar, 1.5 ton kanabis u kapën nga autoritetet italiane nën një peshqir në një anije jaht. Në muajt e fundit, qindra kilogramë kokainë janë zbuluar të fshehura në banane të importuara nga Kolumbia. Është mirë të theksohet se sipas Eurojust, vetëm 10% e dërgesave të drogës jashtë dhe brenda vendit janë kapur, pjesa tjetër kalon. Trafikantët janë bërë aq të fuqishëm saqë kanë një marrëveshje të fshehta të paligjshme dhe bashkëpunim në të gjithë botën. Ata janë shumë të mirë në administrimin e parave të tyre dhe korruptimit, nga Amerika Latine, në Evropë.

Është mjaft e qartë se të gjithë këto mafie funksionojnë me një nivel të caktuar mbrojtjeje dhe mbështetje politike. Shqipëria është bërë selia e trafikut të drogës në kontinentin Evropian dhe shumë kanë frikë se paratë që vijnë nga veprime kriminale kanë infektuar plotësisht elitën politike dhe financiare, duke e bërë më të vështirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shqipëria tani është një “narco-shtet”, është “Kolumbia Evropiane”.

Është prodhuesi dhe distributori më i akredituar i drogës në Evropë. Tregtia e drogës jeton në qytetet kryesore të vendit, përfshirë kryeqytetin, Tiranën dhe qytetet portuale të Durrësit dhe Vlorës. Në letër, Shqipëria ka një nga ekonomitë më të varfra në Evropë, me një sektor bankar pothuajse jo-ekzistent. Në fakt, qytetet shqiptare po përjetojnë një bum masiv ndërtimesh me dyqane të reja luksoze, zyra vezulluese, kulla banimi dhe qendra tregtare në rritje. Shqipëria nuk është më vetëm një qendër kultivimi, ajo është bërë një qendër e investimeve, shpërndarjes dhe trafikut ndërkombëtar. Për vite të tëra, Edison Harizaj ka qenë drejtuesi i rrjetit të trafikut të kanabisit në Vlorë. Një mafioz që u bë shef duke vrarë rivalët duke përdorur dhunë dhe kërcënime, por edhe duke korruptuar policinë dhe zyrtarët lokalë për të goditur armiqtë e tij. I dëbuar nga Vlora, një qytet i dashur nga trafikantët për afërsinë e tij në brigjet italiane, ai e transferoi biznesin e tij në Belgjikë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Shqipëri ka një armiqësi në rritje midis bandave rivale. Trafikantët shqiptarë ende përpiqen të mbajnë një profil të ulët, duke preferuar të qëndrojnë jashtë vëmendjes. Verën e kaluar, një trafikant, Gazmend Merkaj, zbuloi një bombë në makinën e tij. Duke kuptuar se ishte një shenjë vdekjeje, ai preferoi të dorëzoqhej në polici, sesa të rrezikonte vdekjen e sigurt. Edison Harizaj, shefi i drogës me nofkën “kumbari”, nuk ishte aq me fat. Më 7 nëntor të vitit 2018 ai u vra në një atentat midis Tiranës dhe Durrësit. Ai ishte tridhjetë e nëntë vjeç dhe me shumë gjasë viktimë e të njëjtëve trafikantë që ka ‘gjuajtur’ nga Shqipëria vite më parë. Ata u kthyen për të vrarë “shefin”. Shqiptarët sot janë bërë specialistët e trafikut të drogës në pjesën tjetër të Evropës. Kartelet shqiptare tani janë përqendruar në bizneset më fitimprurëse të kokainës dhe heroinës. Në vend që të rrezikojnë rritjen e kanabisit në ambientet e jashtme, trafikantët e kanë kthyer Shqipërinë në një qendër tranziti të drogës.

Heroina futet ilegalisht në Shqipëri përmes importit të veshjeve dhe këpucëve të importuara nga Turqia, një nga eksportuesit më të mëdhenj të tekstilit në botë. Kokaina, nga ana tjetër, arrin në dërgesat e bananeve dhe vajit të palmës nga Kolumbia. Sigurisht, me sistemin e korrupsionit, fushat e kanabisit u rishfaqën edhe aty ku u shkatërruan.

Më 28 shkurt 2018, autoritetet evropiane kapën gjashtë tonë kokainë të fshehur në një dërgesë me banane. Kokaina, heroina, kanabisi ngarkohen në gomone me shpejtësi të lartë që shkojnë në brigjet italiane nga Vlora, Durrësi apo edhe nga shteti fqinj i Malit të Zi. Vetëm disa muaj më parë, në dhjetor, Italia konfiskoi një varkë që transportonte 1.5 ton kanabis me vlerë rreth dhjetë milion euro. Trafikantët nuk përdorin vetëm detin. Banda mafioze Bajri, specialiste në trafikun e drogës, shtrin tentakulat e saj drejt Italisë, Holandës, Belgjikës dhe Spanjës, dhe gjithashtu është e përfshirë në pastrim parash në këto vende. Në Shqipëri, për fat të keq, trafikantët shpesh arrijnë të dalin nga burgu.

Pandëshkueshmëria është një nga pengesat e mëdha për luftën kundër trafikantëve të drogës. Këta kriminelë kanë infektuar plotësisht institucionet, në nivelet më të thella. Dhjetëra zyrtarë të nivelit të lartë shqiptarë – nga kryetarët e bashkive deri te ministrat – janë përfshirë në trafikun e drogës dhe tregtisë dhe në disa raste madje e kanë lehtësuar atë duke korrur përfitime të konsiderueshme ekonomike. Kelmend Baili, me nofkën “Escobari”, pas akuzave se ishte një shef droge dhe pas arrestimit, vazhdon që përmes bandës së tij të dnërtojë i pashqetësuar hotele, restorante dhe restorante dhe apartamente përmes, duke i dhënë ryshfet zyrtarëve lokalë për të fituar kontrollin e parcelave të tokës në Sarandën turistike.

Apeli i biznesit të drogës duket të jetë i papërballueshëm edhe për të rinjtë me pak mundësi në një vend me një PBB për frymë shumë më poshtë se mesatarja evropiane. Paga fillestare për nëpunësit civilë është rreth treqind euro në muaj. Vendi ofron pak për sa i përket jetës dinjitoze, edhe nëse je punëtor i zellshëm. Trafikimi i drogës dhe drograt janë rruga e shkurtër për të dalë nga varfëria dhe për t’u pasuruar e respektuar brenda një kohe të shkurtër. Situata nuk është e lehtë dhe Shqipëria e vetme nuk mund t’ia dalë!

Artikulli në origjinal:

https://www.articolo21.org/2020/02/vi-racconto-come-lalbania-e-il-quartier-generale-del-traffico-di-droga-in-italia-e-in-europa/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...