Gjatë fundjavës Megan dhe Herri publikuan një deklaratë të pabesueshme drejtuar Mbretëreshës së Anglisë dhe vendimit të saj për t’i ndaluar ata nga përdorimi i fjalës ‘mbretërore’ në markën e tyre Sussex Royal, duke pretenduar se monarku nuk ka asnjë të drejtë ligjore mbi vetë fjalën.
Përgjigjia e tyre është parë me kriticizëm nga shumë individë, madje dhe Tom Bauer, personi që po shkruan biografinë e Princ Çarls-it, tha: “Komentet janë të veshura me inat. Kam frikë se do të bëhet më keq.”
Kjo duket se do të ketë një ndikim shumë negativ në marrëdhënien mes princit Herri dhe gjyshes së tij, Mbretëreshës së Anglisë.
Kjo marrëdhënie flitet se më parë ka qënë shumë e përzemërt. Ata shpesh janë parë në momente shumë të dashura, si në rastin, kur familja mbretërore shpërndau një video të princit teksa i mësonte Mbretëreshës si të përdorte FaceTime në telefonin e saj.
Të shumtë janë mbështetësit e monarkisë që fajësojnë Megan për këto ngjarje.
Marka Sussex Royal ishte një nga investimet më të mëdha të çiftit, për të cilën ata kanë hapur një llogari instagrami dhe kanë shpenzuar dhe për krijimin e një faqeje në internet për të. Nëse vendimi i Mbretëreshës miratohet, i gjithë mundi i tyre për reklamimin bie, pasi do të duhet të ndryshonin emrin dhe të fillonin kështu gjithçka nga fillimi.