Thjesht dhe saktë: TË PAFYTYRËT

E mërkurë, 26 February 2020 09:50

Nuk ka të verbër më të madh se ai që nuk e shikon të vërtetën e kristaltë që i shfaqet para syve. Eshtë pikërisht çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe ligji antikushtetues i mazhorancës që i rrëmben kompetencat Presidentit që i shkon përshtat më shumë se kurrë thënies së mësipërme. Faktet e një shkelje madhore të ligjit për të tentuar kapjen e Kushtueses janë më evidente se kurrë.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka depozituar në SPAK më datë 24.02.2020 një kallëzim penal ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë. Ndër të akuzuarit për veprën penale parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” është edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sipas Presidentit Meta, dhe bazuar në dokumentet përkatëse, Gjonaj akuzohet për: veprime aktive, me te cilat ka orientuar të gjithë veprimtarinë e strukturave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës së Botimeve Zyrtare duke lejuar botimin në Fletoren Zyrtare të një akti të pabotueshëm.

Ajo ka shfrytëzuar pozitën e të paturit në varësi të Qendrës së Botimeve Zyrtare për të përcjellë dhe urdhëruar përmes akteve të falsifikuara, botimin e një akti  të cilin mirë e dinte se nuk botohej sipas ligjit në fuqi dhe që ishte publikuar që në datën 22 shtator 2019 në faqen e intenertit të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Edhe pse faktet e ‘puçit kushtetues’ janë të dukshme si e bardha mbi të zezë, Rilindja nuk i ka ndaluar përpjekjet e saj për ta mbuluar diellin me shosh.

Vetë ministrja e kapur gafil në këtë rast, nuk ka nguruar të reagojë e madje të flasë me ironi mbi qëndrimet e Presidentit. Madje marrëzia e Gjonaj arrin deri aty sa fundin e statusit e mbyll me fjalinë: “Koha që drejtësia të veprojë!”. Pikërisht zonja ministre, duhet të nisë më së pari nga ty që me urdhër nga lart shkele me të dyja këmbët ligjin.

Ndër reagimet ‘ndërsyese’ të Rilindjes, nuk mungoi edhe ai i ministres për maSpiropali thotë se pyetja sot nuk është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën, pasi kjo dihet, por pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! “Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo”, shkruan Spiropali në reagimin e saj.

Por edhe mamicës së Rilindjes duket se “i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Elisa Spiropalin” ish Drejtoren e Përgjithshme të Doganave, të cilës trahu ju ul dhe ju ngirt sipas dëshirës së rilindasve. Kujtojmë se nën drejtimin e saj doganat e vendit përjetuan kohët më të këqija, aq sa dhe vetë Rama u detyrua ta heqë nga posti me stil duke e lëvizur brenda partisë.  Padyshim nuk mund të kishte person më përfaqësues të propagandës rilindase se Elisa Spiropali, zonja që e quajti Ramën Skënderbeun e shqiptarëve, a thua se na çliroi nga pushtimi, kur në fakt këto vite vendit i ka rënë murtaja me emrin “Rilindje”.

Një tjetër deklaratë kundër Presidentit erdhi nga i përhershmi i këtyre rasteve, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. “E dini atë përrallën dhelpra dhe rrushtë? Përgjigjen e keni aty, lexojeni me shumë vëmendje dhe nuk jap asnjë koment. Do hezitoja të bëja çdo koment përkundrejt një presidenti që tashmë ka humbur çdo lloj sjellje kushtetuese normale për të vijuar për të qenë President i Republikës.”

Por duket se Balla ngatërron rrushtë me votat, që aq fiksim i ka. Padyshim në memoreine e çdo shqiptari, përtej shumë akuzave që rëndojnë mbi Ballën nga opozita, është fotoja hit në Parlament kur voton edhe në emër të demokratëve që kishin braktisur në atë kohë sallën e Parlamentit. Vjedhje e hapur ditën për  diell e votës, mu në mes të Parlamentit. Dhe ne presim që nga Balla të ketë ndodnjë reflektim mbi shkeljet e panumërta mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese?!

Të ndërsyerit e Qeverisë mendojnë se edhe në këtë rast do arrijnë t’ja hedhin paq duke u mbushur mendjen shqiptarëve se e gjithë lëvizja e Presidentit po bëhet për  interesa personale. Kur në fakt është krej e kundërta. Provat dhe faktet po paraqietn çdo ditë me shumicë nga Presidenca.

Nga e gjithë kjo mesele mund të nxjerrim padyshim një mesazh të motshëm. Të PAFYTYRËT luten për një copë fytyrë, me shpresen që të mund ta shpëtojnë veten nga PAFYTYRËSIA…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...