Henri Çili: Pa Ilir Metën, skena publike do ishte me një zë të munguar. Lëvizja e tij, në interesin publik

E mërkurë, 26 February 2020 14:03

Gazetari Henri Çili është i mendimit se shqetësimi i presidentit Ilir Meta në parim është i drejtë.

Çili u shpreh se pa presidentin e republikës, skena publike do ishte me një zë të fuqishëm të munguar.

Henri Çili: Në parim ka një shqetësim të drejtë dhe legjitim dhe unë mendoj që pa presidentin e Republikës, skena publike do ishte me një zë të fuqishëm të munguar për alarmin e çekuilibrimit të jetës publike në Shqipëri.

Në Shqipëri jemi në kushtet kur nuk kemi një ekuilibër politik, në çdo plan. I dimë parametrat, i dimë treguesit, i dimë mungesën e institucioneve.

Sipas tij, lëvizja e presidentit është në interes publik.

Henri Çili: Këtu unë shoh interesin e madh që ka kjo nismë e presidentit për të rritur një ndjeshmëri të shoqërisë me akte të caktuara, që kjo situatë, ky alarm të bjerë me fortë.

Lëvizja e presidentit është në interes publik, është e dobishme për të shkundur faktorët lokalë, rajonal e ndërkombëtar në mënyrë që rruga drejt një ekuilibri politik të vijë

Login to post comments