Rama: Jam i pari që nga koha a Stalinit, Ministri Lavrov: Kam takuar Kastriot Islamin para teje!

E mërkurë, 26 February 2020 15:20

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, mes ministrit të jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov dhe kreut të OSBE e njëkohësisht kryeministrit të Shqipërisë, ndodhën disa “incidente të vogla` të cilat e kanë nxjerrë blof Edi Ramën.

Ky i fundit duke dashur që të shfaqet si  “kompetent` në gjithçka që thoshte, fillimisht tentoi që të saktësonte ministrin Lavrov, kur ai foli për `detyrimet` që Shqipëria ka ndaj NATO dhe SHBA.

“Do ta shënoj në CV që kam korrigjuar njëherë Lavrov, nuk janë detyrime, është zgjedhje”, tentoi Rama që të merrte revansh gjatë kësaj konference për shtyp. Por përgjigjja dhe saktësimi i Lavrov, ishte teje cinik; `Korrigjo përkthyesin, jo mua!`.

Pas kësaj Edi Rama foli për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke tentuar që të bëjë atë që bën zakonisht edhe këtu në Shqipëri me propagandën e tij. Sipas kryeministrit tonë, me vizitën e tij në Moskë, nis edhe “viti zero” në marrëdhëniet shqiptaro-ruse, që nga koha e Stalinit. Rama tha se që atëherë nuk ka pasur as telefonata, e jo më takime të këtij niveli.

E vërteta është se përpara Ramës, në Moskë si kryeministër shqiptarë ka qenë, Aleksandër Meksi në vitin 1995, i cili në fakt u prit nga një nivel më i lartë se ministri i Jashtëm; nga vetë kryeministri rus i asaj kohe.

Ndërkohë që Rama vazhdonte që të zeronte gjithçka, për të nxjerrë veten si “i pari” që po thyente akullin që nga koha e Stalinit, vetë ministri Lavrov u detyrua që të ndërhyjë e ta nxjerrë blof, duke i  kujtuar se ai vetë sapo ka marrë detyrën në vitin 2004 ka vizituar Tiranë dhe ka takuar homologun shqiptar të asaj kohe, Kastriot Islamin, me të cilin madje edhe firmosën një marrëveshje, e cila në fakt u harrua në sirtarë.

Madje Lavror përpara Ramës, ka takuar edhe ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj.

Por Rama në përpjekje për ti ikur padijes dhe injorancës së tij në historikun e shtetit shqiptarë, lëshoi batutën, se marrëveshjen Lavrov e ka firmosur me udhëheqësin e opozitës!

Në fakt në atë kohë në pushtet (2004) ishte Partia Socialiste, të cilës Rama pas dy ditësh i ka thirrur edhe kongresin.

Replikat e plota; Lavrov-Rama

Sa ndikon kjo vizitë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Rusisë dhe Shqipërisë?

Sergey Lavrov: Ne do të zhvillojmë marrëdhënie sa më intesive por është pala shqiptare që vendos për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve. Por kryeministri përmendi detyrimet që Shqipëria ka karshi NATO-s dhe ShBA, sidomos si aleate e tyre. Ne i njohim qëllimet e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE dhe e kuptojmë që është një realitet politik. Megjithatë ka shumë shembuj dhe besoj se Shqipëria mund të jetë një nga këta shembuj ku detyrimet nuk ndalojnë zhvillimin e marrëdhënieve përfituese të ekonomisë dhe tregtisë që do të lejonin e zhvillimin e kontakteve në fushën humanitare, kulturore. Nuk shoh asnjë arsye që këto marrëdhënie të mira mos zhvillohen.

Edi Rama: Do ta shënoj në CV që kam korrigjuar njëherë Lavrov, nuk janë detyrime, është zgjedhje. Nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj në NATO e BE sepse jemi të detyruar ta bëjmë por sepse zgjedhim ta bëjmë. Askush nuk na detyron. Zgjedhim ta bëjmë dhe jemi krenar që i përkasim kësaj familje të madhe.

Sergey Lavrov:  Korrigjon përkthyesin, jo mua.

Edi Rama: Fantastike, ta mbaj parasysh këtë. E kam bërë dhe përpara. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë, nuk është sekret, është fakt që marrëdhëniet tona janë në një nivel mjaft të ulët. Mu tha nga Ambasadori rus para se të vija këtu që Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka pasur një bisedë telefonike mes Tiranës dhe Moskës prej vitesh. Ma ha mendja që prej Stalinit. Kur iku ai, ju lamë dhe ne. Asnjë telefonatë dhe lërë pastaj takime dhe vizita. Nuk mendoj se Rusia është armik për askënd me të cilët ne jemi përkrah. Ndonjëherë është konkurent kërcënues por jo një armik. Kemi shumë gjëra që mund ti shohim pa pretenduar. Të ndryshojmë themelet dhe pa pretenduar që Rusia të ndryshojë gjërat e veta themelore, e jemi të qartë për këtë, Rusia është e qartë për këtë, dhe kaq. Por sigurisht ne do të përpiqemi dhe së fundi të kemi raste të takohemi sërish me Ministrin dhe të vazhdojmë të lexojmë së brendshmi enciklopedinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Sergey Lavrov: Kur bëhet fjalë për telefonatat me gjasë ajo që çfarë ju përmendët reflekton gjërat reale. Sa i takon takimeve personale, në 2004 menjëherë sapo u emërova Ministër i Jashtëm i Rusisë bëra një takim në Tiranë dhe më pas nënshkruam një traktat miqësie dhe bashkëpunimi me Ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë këtë dokument, e harroi. Por ekziston, është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që ti kemi të qarta parimet e marrëdhënieve tona. Megjithatë jam i sigurt që do të komunikojmë përgjatë këtij viti nëpërmjet telefonit dhe do të diskutojmë çështjet e OSBE, jemi të gatshëm për këtë.

Edi Rama: Telefonatat që thashë që nuk janë bërë që nga Stalini do të vazhdojnë të bëhen me ju. Do të vazhdojmë të komunikojmë. Po ka pasur një marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës sepse ka qenë Ministër i Jashtëm i asaj kohe por më duhet ti mbetem parimit që diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme natyrisht nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale. Kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t'ju dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...