Heroi i komandove shqiptare vjen nga SHBA për manifestimin e 2 marsit: Të mbrojmë Kushtetutën, siç e mbrojnë amerikanët

E Enjte, 27 February 2020 15:12

Konloneli dhe ushtaraku që ka drejtuar për shumë vite njësitë speciale ushtarake komando, Dritan Demiraj ka ardhur nga SHBA në Tiranë për të marrë pjesë në manifestimin e kreut të shtetit për mbrojtjen e Kushtetutës.

Në një publikim në Facebook, Demiraj shprehet se së bashku me një grup shqiptarësh nga Amerika kanë vendosur që në 2 mars të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

 

Publikimi i plotë në Facebook i ish-ministrit Dritan Demiraj:
“Te nderuar bashkekombas!

Situata politike ne Shqiperi nuk ka qene asnjehere me keq se sot. Vendi po futet ne diktature dhe sot me shume se kurre eshte mundesia e fundit per te reaguar. Rilindja pasi mori te gjithe pushtetet ekzekutive, legjislative, gjyqesore, mediat, me PPP-te, kanabizimin e te gjithe vendit, etj tani ka vendosur qe te shkaterroje dhe gurin e fundit te shtetit Shqiptar: Kushtetuten e Shenjte te Republikes se Shqiperise.

Prandaj se bashku me shume bashkekombas nga New Yorku, New Jersey, Michigani, Chicago dhe Bostoni kemi ardhur ne Shqiperi per tju pergjigjur thirrjes se Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Z. Ilir Meta per shpetuar demokracine dhe per te mos lejuar vendin te kthehet 30 vjet prapa. Megjithese sot Presidenti Meta kishte nje dite shume te ngarkuar, perseri me dha mundesine dhe kenaqesine qe ta takoja ne zyre.

Ne kemi erdhur nga Amerika, po ju vellezer dhe motra do na bashkoheni? Kushdo qe e do me zemer vendin, te bashkohemi ne mitingun paqesor te dates 2 mars ne oren 17:00 ne mbrojtje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise njelloj siç e mbrojne dhe qytetaret amerikane Kushtetuten e SHBA-ve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...