Meta: Gjonaj falsifikatore, Rama nuk e lejon të japë dorëheqjen

E Enjte, 27 February 2020 21:26

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Opinion, ka theksuar edhe njëherë se bindja e tij do të jetë deri në fund Kushtetuta, duke nënvizuar edhe njëherë vijën e kuqe që askush nuk duhet ta shkelë dhe që sipas tij i ka paralajmëruar prej dy vitesh.

Meta iu kthye edhe njëherë Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për të cilën ka depozituar një kallëzim në SPAK, për falsfikim.

 

‘Nuk ka Shqipëri institucion më të rëndësishëm së Gjykata Kushtetuese. Një Gjykatë Kushtetuese me këto filma që bën Dvroani dhe kjo zonja e bën këtë gjykatë pa vlerë.

 

Presidenti i ka paralajmëruar para dy viteve, po luani me Gjykatën Kushettuese.

 

Dhe u kam thënë që te Gjykata Kushtetuese, do të ketë vijë e kuqe.

Ky është krimi më i rëndë dhe më i thjesht për të hetuar.

Duhen vetëm 10 minuta punë për ti pyetur.

Ministrja e ka vrarë në mënyrë juridike Kushtetutën dhe duhet të jepte dorëheqjen. Është ai që nuk e le të japë dorëheqjen.’

Login to post comments