Analisti dhe botuesi Henri Çili, i arrestuar nje dite me pare nga policia, mohon akuzat qe i jane ngarkuar nga organi i Prokurorise.
ai ne deshmite e dhena ka deklaruar prere se nuk ka kryer asnje shkelje dhe nuk ka lidhje me akuzat qe i jane ngarku
Ai i eshte nenshtruar seancave pyetesore diten e djeshme tek oficeret e Policise Gjyqesore.
Ne te gjitha deshmite qe ka dhene ne nje ore e gjysme seance pyetesore ne ambientet e Drejtorise Vendore te Policise se Gjirokastres, Henri Çili mesohet te jete shprehur se nuk ka kryer asnje shkelje per akuzat qe i behen.
Sipas tij, gjithcka eshte teresisht e manipuluar dhe thote se do t’i kundershtoje ne momentin e duhur me prova dhe fakte.
Burime nga Prokuroria e Permetit bejne te ditur se Henri Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit ne oret e mesdites se neserme ne Gjykaten e Faktit ne Permet.