Rama para çeljes “Zyrtare” të Kongresit të radhës së PS, mbajti një fjalim ngazëllues para grave, duke i ngritur në qiell e duke iu servilosour me fjalë të mëdha. Por historia dhe4 e kaluara flet ndryshe. Ky “kryeministër” që përmalloset sot para turmës së bindur të grave socialiste, nuk është ky që është sot. Historitë rozë, të shoqëruara me dhunë e procese të bujshme, sharje dhe ofendime në grup e privatisht dëshmojnë për një njeri sadist, të dhunshëm dhe që gratë nuk i shikon si të barabarta, por si pjesë e pushtetit të tij, të bindura e të heshtura, deri në poshtërim.
Fjalimi i tij para grave, i ngjan retorikës së ujkut para deleve, duke u “betuar” se e ka harruar zakonin e vjetër e se tani është tjetër, jo më ai i pari. Të tjera histori do dëgjojmë nesër por sot le të mjaftohemi me faktin se një njeri si Rama, që dikur rrihte gratë, sot u qesh e u premton barazi dhe të drejta grave që ka nën pushtet..55news.al