Pas deklaratave të bëra nga kryeministri Rama, teksa shigjetoi hapur kreun e shtetit, se nuk eshte Gjergj Kastrioti dhe se beselidhesit e rinj jane armiqte e betuar te drejtesise, vjen reagimi i Presidences.
Tedi Blushi, zedhenesi i presidentit Meta, keshillon Ramen “Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”
Duke i kujtuar Rames Dhomen e Luleve, ku ai sodiste i traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, garanton kryeministrin se “ajo do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar”.
Postimi i Tedi Blushit
Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.
E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.
Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!