“Vendimi për të kaluar brenda 6 mujorit të parë të mandatit tonë të parë qeverisës, masën e rrogës minimale, të pagës minimale, në nivelin e 300 eurove” e lexuar më shikim të parë, duket si premtimi i që dha këtë të shtunë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kongresit, por në fakt, është një premtim i kryedemokratit Lulzim Basha, bërë më 18 shtator të vitit të kaluar.
“Vendimi për të kaluar brenda 6 mujorit të parë të mandatit tonë të parë qeverisës, masën e rrogës minimale, të pagës minimale, në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 ditëve të parave të qëverisjes në nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë”- deklaroi Basha në mbledhjen e Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Premtimi i Bashës, duket se ka joshur kreun e qeverisë, i cili ashtu sikundër disa propozime të kryedemokratit Basha i ktheu në vendime në situatën e pas tërmetit në vend, sot duket se huazoi propozimin e kryedemokratit, për të rritur pagën miniale në 300 euro duke nisur nga 1 janar i vitit të ardhshëm, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare.