'Drejtësi me dy standarte/ Rama arreston Çilin dhe fsheh banditin'

Saturday, 29 February 2020 21:28

Ish kryeministri Sali Berisha komenton arrestimin e një ditë më parë të botuesit dhe gazetarit Henri Çili. 

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shprehet se, "arrestimi i Çilit, me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe fshehja e emrit të zyrtarit të lartë, tregon fytyrën e kriminale të drejtësisë së narkoshtetit".

"Denoncoj si kriminale narkodrejtësinë e dy standarteve të Edvin Kristaq Mafisë, e cila në narkoshtetin e vetëm në Europë ligjet i zbaton si kodet e shpellave të mafies", shkruan ndër të tjera Berisha në reagimin e tij.

Nga Sali Berisha:

 

Edvin Mafia arreston Çilin dhe fsheh banditin!

Arrestimi i Çilit me urdher te Edvin Mafise dhe fshehja e emrit te zyrtarit te larte nga narkoprokurori po me urdher te tij ne dosjen Çili, tregon fytyren kriminale te drejtesise se narkoshtetit shqiptar. Miq, afera Çili i hoqi çdo pete lakrorit per ndonje qe ka patur ndonje iluzion per pseudo reformen dhe pavaresine e sistemit te drejtesise, pra vendosjen e kesaj te fundit totalisht ne kontroll politik. Nga dje gjer sot komentet kane qene te shumta per kete akt mafioz flagrant te narkodrejtesise ne narkoshtetin shqiptar. Personalisht kam mbeshtetur dhe do mbeshtes çdo perpjekje per zbatimin e drejte dhe te paanshem te ligjit ndaj çdo njeriu. Por denoj si standart kriminal dhe mafioz aplikimin e dy standarteve ne zbatimin e tij.

Aferen Çili mund ta komentoja ne shume menyra. Por sor pavaresisht nga konsideratat e mia per Henri Çilin, komenti i vetem qe mund te beje eshte: Kjo afere deshmon dhe nje here se narkodrejtesia e narkoshtetit shqiptar ka fytyren e shemtuar te droges, krimit dhe eshte kthyer thjeshte ne nje mafie qe zbaton urdhera kriminale te Edvin Kristaq Mafise! Keshtu, per te njejtin motiv qe arrestohet me urdher te Edvin Mafise Henri Çili nga kjo narkodrejtesi, dhe njoftohet me pompohet me te madhe nga vet Gjeneral Hashashi dhe Ardi Xhafa suksesi i arrestimit te tij, po per ate motiv dhe po me urdher te Edvin Mafise jo vetem lihet i lire por fshihet dhe mbahet sekret dhe as nuk guxohet ti permendet emri partnerit ne krim te Henri Çilit, zyrtarit te larte te drejtesise, sojit te Sadusheve apo Dvoraneve te Parise qe u takua me Çilin dhe mori persiper te kryente krimin, ti plotesonte kerkesen atij.

Ky eshte morali mafioz i drejtesise se narkoshtetit te kontrolluar ne çdo qelize nga kreu i mafies se droges ne Shqiperi, Edvin Kristaq Droga! Me kete rast denoncoj si kriminale narkodrejtesine e dy standarteve te Edvin Kristaq Mafise, e cila ne narkoshtetin e vetem e Europe ligjet i zbaton si kodet e shpellave te mafies! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...