“Të mbrojmë Kushtetutën”, mbahet sot protesta e thirrur nga presidenti Meta

Hënë, 02 Mars 2020 08:37

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, sot do të mbahet manifesti i thirrur nga presidenti Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës ndaj asaj që ai e cilëson si grusht shteti. Ky tubim është parashikuar që të nisë në orën 17:00, për të vijuar me një parakalim përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku qytetarët do të lëvizin drejt përkrah institucioneve.

Në një dalje publike për mediat ditën e djeshme, kreu i shtetit shqiptar i bëri apel qytetarëve që do të marrin pjesë në manifestim, që të vijnë vetëm me flamujt kuqezi, lulet mimoza meqenëse po vjen pranvera dhe dy thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri, Demokraci”. Po ashtu Meta theksoi se ky manifest do të jetë paqësor

“Nesër ka vetëm një gjë rëndësi protesta dhe manifestimi të jetë sa më paqësor, vetëm me flamuj kuqezi, me mimoza meqë po vjen pranvera dhe thirrjet E duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe liri demokraci. Nesër në 2 mars ju pres të gjithëve atje. Rroftë Kushtetuta, rroftë sovrani… poshtë oligarkët.”- pohoi dje Meta.

Modifikuar më Hënë, 02 Mars 2020 09:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...