Manifestimi i presidentit/ Nisen nga Berati 110 automjete private, kryetari i PD të rrethit: Policia po ushtron presion mbi drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve

Hënë, 02 Mars 2020 13:32

Drejt protestës në Tiranë nisen nga PD dhe LSI Berat 110 automjete private.

Kryetari i PD Berat,Gazmend Azizi:”-Denoncoj presionin e madh që po ushtrohet nga policia kundrejt drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve. Janë ngritur postoblloqe policore në aksin nacional drejt Tiranës”

Rreth 110 automjete nga PD dhe LSI janë nisur sot drejt Tiranës, për tu bërë pjesë e protestës së thirrur nga presidenti në mbrojtje të kushtetutës. Nisja e mjeteve private nuk është bërë në mënyrë të organizuar për shkak të frikës së bllokimit të mjeteve nga policia gjatë rrugës. Kryetari i Degës së PD-së Berat, Gazmend Azizi,në një dalje për mediat ka denoncuar edhe veprimet e policisë ditën e sotme.

“Thirrja e presidentit drejtuar qytetarëve shqiptarë për tu bashkuar në protestën e sotme nuk ka ngjyra politike pasi ne sot jemi të gjithë në mbrojtje të kushtetutës,në mbrojtje të të drejtave dhe lirive që i kemi fituar gjatë këtyre 30-viteve me shumë luftë e sakrifica. E drejta për mbrojtjen e pronës,për mbrojtjen e jetës,e drejta për të jetuar e për të gëzuar janë të drejta të mbrojtura me kushtetutë dhe prandaj ne të gjithë duhet ta mbrojmë kushtetutën. Unë si kryetar i Partisë Demokratike,demokratët beratas dhe gjithë qytetarët po i drejtohen Tiranës për tu bërë pjesë e protestës së madhe të thirrur nga presidenti në mbrojtje të kushtetutës. Ne jemi organizuar me autovetura (makina private) pasi pusheti,si ai qëndror dhe pushteti vendor po përdorin forma dhe mënyra nga më të ndryshmet për të penguar lëvizjen e qytetarëve drejt Tiranës,në mbrojtje të kushtetutës”-,ka thënë Azizi.

Ai ka denoncuar edhe presionin e ushtruar nga policia ditën e sotme në rrugët e qytetit. “Dua të denoncoj presionin e madh që është bërë kundrejt të gjithë shoferëve dhe pronarëve të autobuzëve,të cilët nuk kanë pranuar të na shoqërojnë drejt Tiranës,ndaj edhe organizimi drejt protestës është bërë me autovetura dhe mjete të vogla,si e vetmja mundësi për të çuar demokratët beratas drejt Tiranës”-,ka thënë ai.

Kryetari i PD Berat,Gazmend Azizi,ka denoncuar edhe një fakt tjetër të rëndë,atë të postblloqeve të shumta të policisë në çdo rrugë nacionale drejt Lushnjes. “Edhe pse po ikim me autovetura të vogla,drejt Tiranës janë ngritur shumë postoblloqe policore që po i ushtrojnë presion drejtuesve të automjeteve por edhe qytetarëve që janë nisur për tu bërë pjesë e kësaj proteste”,ka thënë Azizi.

Azizi ka përcjellë nga Berati edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët  “Më shumë sesa kurrë sot është e domosdoshme që të gjithë ne të ngrihemi dhe të mbrojmë kushtetutën sepse nuk mbrojmë as presidentit,asnjë forcë apo ngjyrë politike por mbrojmë të ardhmen,të drejtat tona që kemi fituar për të jetuar,për të punuar dhe për të gëzuar në vendin tonë”.

Modifikuar më Hënë, 02 Mars 2020 13:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...