Ambasadorja e SHBA Yuri Kim: Luftoni korrupsionin, nëse doni investime!

Tuesday, 03 Mars 2020 10:28

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka mbajtur një fjalim paraditen e sotme në konferencën me temë “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”, ku mbi të gjitha ka theksuar luftën që duhet të bëjë Shqipëria kundër korrupsionit.

Nga ana tjetër duk folur për Reformën në drejtësi, ambasadorja Kim theksoi se është koha që ajo të fitojë besimin e publikut nëpërmjet sukseseve të dukshme.

“Është një kënaqësi të jem këtu, i vlerësoj shumë komentet. Dua të them se Luigi ka të drejtë, 2020 është një vit i madh për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, jemi të emocionuar dhe është nder për ne që qëndrojmë pranë Shqipërisë.

Reforma që po bën Shqipëria janë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të vështira dhe në kohë të tilla është nevojë për miqtë që të jenë më prezentë. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime dhe është koha të fitohet besimi i publikut, duhet të sigurojmë suksesin.

 Muajt e kaluar kanë treguar se ka disa individë që kanë qenë gati ti bashkohen punës në funksion të sistemit të drejtësisë. Jemi mirënjohës për dedikimin dhe kurajon që keni marrë për këto detyra. Zyra e prokurorisë do të përmend SPAK-un, që do të ketë një rol të rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është zgjedhje, por kërkesë, duhet ti jepet fund korrupsionit, kjo po e ndalon Shqipërinë të jetë magnet për investimet.

Në 2019 zyra e prokurorit të përgjithshëm punësoi një numër koordinatorësh, fakti që shumë individë kanë pranuar që të bëhen pjesë e kësaj është vërtetim i reformës në drejtësi.

Kjo do të sjellë ndryshim në Shqipëri. Dua të vendos në dukje edhe rëndësinë e koordinimit, është i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi.

Drejtësia duhet të çohet përpara nga kjo skuadër, që është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë  për të ecur përpara për të luftuar krimin.

Dua tu them diçka, prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Përdorni çdo metodë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Duhet të përmbushen nevojat e popullit që i shërbeni, mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë”, tha mes të tjerave në fjalën e saj ambasadorja Kim

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...