Albin Kurti: Reciprocitet ndaj Serbisë, sillemi si shtet i pavarur

Tuesday, 03 Mars 2020 11:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe sot për heqjen e taksës ndaj produketeve serbe dhe vendosjen evetuale të reciprocitetit.

Ai edhe një herë ka thënë se Kosova do ta vërë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, por nuk ka dhënë një datë se kur mund të ndodhë kjo.

“Reciprociteti është vlerë barazie para se të jetë masë kundërvënie. Duhet ta ndihmojmë biznesin vendas që të rritet punësimi, prodhimi, zhvillimi dhe paga mesatare në sektorin privat. Kosova ka bilanc negativ tregtar me të gjitha vendet e CEFTA-s. Reciprocitet do të ndodhë – jo sepse kemi vendosur të sillemi ndryshe, por se kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur, siç jemi shpallur – siç jemi”, ka thënë kryeministri Kurti në punëtorinë e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Ai ndërkohë ka përmendur edhe barrierat tregtare me të cilat përballen biznesmenët kosovarë në Shqipëri.

“Temat tjera do ta marrin vëmendjen e duhur, por asnjë herë të gjithë vëmendjen. Kosova është vend sovran dhe i pavarur por sovraniteti dhe pavarësia kanë kuptim kur kemi një popullsi që nuk i gëzon ato. Me Shqipërinë do të donim të kishim bashkërendim që dallimet tona në ekonomi dhe politikë të jenë më të vogla sesa dialektet e gjuhës tonë”, ka deklaruar ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...