Propozimi i fortë i PD: Kush merr tendera e koncensione, nuk mund të financojë partitë!

Tuesday, 03 Mars 2020 13:18

Oerd Bylykbashi , përfaqësuesi i PD në Tryezën e Reformës Zgjedhore tregoi sot se cilat janë propozimet e bëra nga PD për të forcuar kontrollin mbi financimin e partive politike gjatë fushatës elektorale.

“Le të shpjegojmë propozimet e PD, që rregullon plotësisht financimin e partive dhe financimin në zgjedhje.

“Duhet të jetë një zgjidhje e vetme, - tha ai, -  që garanton që partitë jo vetëm financohen siç duhet, por edhe transparenca të jetë e plotë dhe të mos ketë asnjë mundësi për t’u shmangur.

Ky është qëndrimi ynë dhe do t’i qëndrojmë maksimalisht

Propozimi i opozitës të bashkuar është një reduktim drastik  i financimit që merret nga burime private duke e çuar në standarte ndërkombëtare në raportin 66% të financimit nga burime shtetërore dhe 33% nga burime private duke vënë një numër kufizimesh të forta për ata që do të financojnë.

Është një risi në propozimin tonë që ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve, tendera apo koncensione nuk mund të financojnë dhe kush financon subjektet politike, nuk mund të marrë për një periudhë të caktuar tendera apo koncensione nga shteti për të shmangur plotësisht kapjen e partive politike nga oligarkia.

Sigurisht ka dhe masa të tjera që do të pengojnë qartazi që para kriminale apo korruptive të futen në procesin zgjedhor. “

 
Modifikuar më Tuesday, 03 Mars 2020 13:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...