Basha shkon te ‘Politekniku’/ U shpjegon studentëve programin e PD për arsimin

Tuesday, 03 Mars 2020 14:54

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bisedë me studentët për problemet e arsimit në vend ka shpjeguar tre hapa konkretë për ta sjellë atë në parametra europianë. 

Mes tyre, kreu i opozitës ka veçuar ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë.

Sipas tij, “sepse mund të rrisësh financimin por në qoftë se gjithçka kontrollohet me dorë të hekurt nga qendra, në qoftë se për gjithçka duhet marrë leje në Ministri të Arsimit, atëherë nuk jemi kurrkund“.

BISEDA ME STUDENTET

Basha: Mirë? Si jeni? Si jeni?

Studente: Përshëndetje!

Basha: Pyetja që bëra unë ishte provokative, “Po të ishit për një ditë ministër Arsimi çfarë do bënit?” Si ju përgjigjet?

Studente: Punë e parë, ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Problemi që ka arsimi sot në Shqipëri është…nuk di çfarë të thuash më para; duke filluar nga tarifat, nga kushtet që kemi, nga literatura që përdorim sot në shkollë, nga tarifat e larta që është një problem tepër i madh për familjet shqiptare me rrogat që marrin prindërit tonë.

Studente: Unë do t’ju jepja më shumë mundësi studentëve që kanë familjet më nevoje, me ndihmën ekonomike.

Basha: Rritjen e financimit për studentët që vijnë nga familje në nevojë.

Studente: Po, pikërisht sepse prindërit janë emigrantë dhe nuk kanë mundësi, tre fëmijë në familje.

Studente: Unë vij nga Dibra edhe kur erdha në fillim këtu në Tiranë, erdha në atë Tiranën e mundësive shumë të mëdhaja.

Basha: Veçanërisht për ne Dibranet.

(qesh)

Studente: Por nuk e gjeta kështu, ishte një Tiranë super e vështirë.

Basha: Duhet patjetër ta lidhim universitetin me tregun e punës. Dhe rruga klasike është kjo e trajnimit,  e praktikës; e praktikës gjatë procesit mësimor dhe e praktikës në fund të diplomimit, në fund të Bachelor-it apo në fund të Master-it. Por duhet të ndodhë në një mënyrë që t’i lidhë të tre komponentët kryesore të shoqërisë: botën akademike; universitetet, studentët, pedagogët; tregun, sipërmarrjen dhe qeverisjen, politikëbërësit.

Rritje e financimit parakusht; pa rritur financimin asgjë nuk arrihet.

Ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë, sepse mund të rrisësh financimin por në qoftë se gjithçka kontrollohet me dorë të hekurt nga qendra, në qoftë se për gjithçka duhet marrë leje në Ministri të Arsimit, atëherë nuk jemi kurrkund.

Duhet të fitohet autonomia e universiteteve, e fakulteteve e katedrale dhe natyrisht kjo do të thotë edhe përgjegjësi, dhe për këtë edhe roli juaj si studentë është shumë i rëndësishëm; për transparencën, për cilësinë e mësimdhënies.

Futja e sistemit të trajnimit dual, me rritjen e praktikës dhe me praktikën në fund të studimeve.

Këto janë tre hapa konkretë, sigurisht plani është më i detajuar të cilat e sjellin arsimin e lartë shqiptar në parametra europianë.

Asnjë fëmijë shqiptari nuk duhet të privohet nga arsimi dhe nga arsimi me cilësi, për shkak të pamundësisë ekonomike të prindërve, kjo është e para.

E dyta mbaroi arsimi, tregu i punës. Dhe tregu i punës ka një problem shumë të madh, edhe aty futesh me mik, si në sektorin publik që as nuk diskutohet, por tani edhe në sektorin privat na është bërë kështu, po kjo është vdekja e ekonomisë.

Dhe ne sot vazhdojmë të mbetemi vendi rekord me Ballkan s’po flas për Europën, për financimin për të ulët të arsimit në tërësi dhe katastrofë të ulët sa i përket arsimit të lartë.

Se si mund të pretendojë një shoqëri, një komb të ecë përpara kur nuk investon tek truri i saj, tek e ardhmja e saj që është rinia studentore dhe rinia në tërësi, ky është një paradoks apo themi një dështim i përmasave gjigande.

Por edhe një herë ju them, me të vërtetë ju them që është një vend jo me mundësi të mëdha por nuk është i varfër, është vend i vjedhur jo i varfër. Patjetër t’i japim një hov, nuk mund të rrihet më kështu.

Studentë: Shqiptarët janë lodhur, të gjithë po kërkojnë një shpresë, diçka për të ndryshuar sepse gjendja…

Basha: Shpresa për ndryshim jeni ju.

Studente: Dhe ne kemi vendosur të qëndrojmë këtu dhe të luftojmë.

Basha: Pa diskutim!

Modifikuar më Tuesday, 03 Mars 2020 15:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...